Author: almakos

Tre persona janë vënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi akuzohen për futje të sendeve të paligjshme në ambientet e burgjeve. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se në pranga me masë arrest në burg në mungesë janë vënë një punonjës policie në IEVP Elbasan, një i paraburgosur dhe një grua familjare e të paraburgosurit. Nga hetimet disa mujore është zbuluar një skemë bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike në IEVP Elbasan me qëllim përfitimin financiar. Sipas burimeve, skema funksiononte në mënyrë të koordinuar, ku përfshirja e punonjësit të policisë lehtësonte futjen e lëndëve narkotike në ambientet e paraburgimit, në bashkëpunim…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan zhvilloi takime në kuadër të Takimit të Dytë të Platformës së Paqes për Ballkanin, që u mbajt në Stamboll.. Fidan u takua me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë në Maqedoninë e Veriut, Timço Mucunski. “Ministri i Jashtëm Hakan Fidan u takua me Timço Mucunskin, Ministër i Punëve të Jashmte dhe Tregtisë në Maqedoninë e Veriut, në margjinat e Takimit të Dytë të Ministrave të Jashtëm të Platformës së Paqes për Ballkanin, në Stamboll”, shkruan Ministria e Punëve të Jashtme në Turqi.Paraprakisht, Fidan takoi ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në…

Lexo më Shumë

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë pasi akuzohet për vjedhje. Ai akuzohet për 6 raste vjedhjesh dhe tentativa vjedhjesh. Sipas policisë, Klajdi Muhametaj, më 21 janar dyshohet se ka vjedhur me thyerje një shumë parash dhe disa dokumente në zyrat e postës shqiptare në rrugën “Kujtim Laro” si dhe ka tentuar që të vjedhë në filialin e një banke. Më tetor dhe nëntor të vitit të kaluar, ka vjedhur shuma parash dhe produkte në 4 lokale në zona të ndryshme të kryeqytetit. Policia ushtroi kontroll në banesën e tij ku gjeti para të vjedhura, veshje që…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot do të mbajë vazhdimin e seancës së 76-të, në rendin e ditës së së cilës është votimi për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtje, me procedurë të shkurtuar, ligji i fundit i nevojshëm që nga 1 shkurti të fillojë funksionimi i sistemit “Qytet i Sigurt”, për regjistrim dhe sanksionim automatik të kundërvajtjeve në trafik. Mbështetja e nevojshme me shumicë prej dy të tretash për ligjin, për të cilin debati tashmë ka përfunduar, u sigurua në takimin e liderëve javën e kaluar, të thirrur nga kryeministri Hristijan Mickoski. Vetëm opozita LSDM ka paralajmëruar se nuk do…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur një moment historik për vendin pas nënshkrimit të ‘Bordit të Paqes’ në Davos, ku ajo firmosi krah liderëve të tjerë, përfshirë Donald Trump. Ky nënshkrim shënon një hap të rëndësishëm për Kosovën në forcimin e pozicionit të saj në arenën ndërkombëtare. Gjatë një lidhjeje live për ‘Top Story’, Osmani theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë kërkuar asnjë kontribut financiar nga Kosova për anëtarësimin në këtë bord. Ajo e përshkroi këtë ditë si një mundësi për të rritur peshën e vendit në skenën globale dhe për të forcuar lidhjet me aleatët e saj.…

Lexo më Shumë

Dukshmëri e reduktuar dhe mjegull këtë mëngjes në afërsi të Smojmirovës dhe Bukovës deri në 50 metra, Gjavatës deri në 80 metra, Strumicës deri në 100 m., Tetovës deri në 40 m., Petrovecit deri në 150 m. dhe Delçevës deri në 50 metra, njofton LAMM. LAMM gjithashtu informon se të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për trafik. Trafiku zhvillohet pa probleme, por për shkak të reshjeve të borës, rekomandohet drejtim i kujdesshëm. “Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë janë të pajisura plotësisht, mekanizimi dhe fuqia punëtore e nevojshme janë në dispozicion dhe pastrimi i borës po…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me 82.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.3 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.1 lekë dhe do shitet me 111.1 lekë.

Lexo më Shumë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira si dhe intervale të herëpashershme me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare të vendit. Lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Lexo më Shumë

Si po transformohet tregtia ndërkombëtare në një botë gjithnjë e më të polarizuar? Marrëveshja e tregtisë së lirë BE-MERCOSUR, e cila është në procesin e finalizimit, përfaqëson një përpjekje të rëndësishme për të riformatuar marrëdhëniet ekonomike midis Evropës dhe Amerikës së Jugut. Ndryshimet gjeopolitike dhe ekonomike të viteve të fundit, veçanërisht pas ardhjes në pushtet të administratës Trump, kanë sjellë një ristrukturim të marrëdhënieve tregtare globale. Politikat e reja, si “Amerika e Para”, kanë ndikuar në mënyrën se si vendet e tjera e shohin tregtinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke krijuar një terren të ri për marrëveshjet si ajo BE-MERCOSUR. Marrëveshja…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, sonte përmes profilit të tij në Fejsbuk njoftoi se sot ka pasur një takim dypalësh me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnja dhe Hercegovinës, Borjana Krishto, dhe më pas ka zhvilluar shumë takime dypalëshe me kompani shumëkombëshe “Duhet sërish t’i ristartojmë të gjitha ato projekte energjetike ndoshta të harruara në të kaluarën, si Çebren dhe Galishtë, ura e Boshkut dhe të tjerat, dhe ta ofrojmë potencialin për investime në burime të ripërtëritshme të energjisë për një numër të madh investitorësh, të cilët treguan interes të…

Lexo më Shumë

Ish-prokurori i krimeve të Rënda, Eugen Beci, mendon se Drejtësia nuk ka ndërhyrë aspak në kompetencat e Ekzekutivit dhe Kryeministri Edi Rama nuk duhet ta kishte vënë në lëvizje Kushtetuesen për një çështje individuale që lidhet me Belinda Ballukun dhe jo për të si institucion. Ai nënvizoi edhe interesin e çështjes dhe vendimit, se si do të votojnë gjyqtarët, vendimi që do merret dhe më kryesorja, interpretimi ligjor që do i bëjnë. “Që nesër e tutje vendimi mund të jepet, sepse nuk ka afat në organin e Kushtetueses. Por e rëndësishme është që Kushtetuesja të shpjegohet për vendimin që do…

Lexo më Shumë

EMISIONI VETTING/ Porto Romano, kush është kompania me lidhje ruse? Një muaj pasi qeveria shqiptare do të autorizonte kompaninë hollandeze “Royal Haskoning DHV” për të realizuar të gjithë procedurat, në korrik 2024 Autoriteti Portual Durrës do të hapte tenderin me procedurë të kufizuar me fond limit 39,3 miliardë lekë ose 393 milionë euro për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, faza 1. Tenderi do të anulohej pasi nuk do të kishte asnjë ofertë të volitshme. Në fund të dhjetorit 2024, Autoriteti Portual do të rihapte tenderin, por gara me dy faza do të shoqërohej me ankesa dhe kundërshtime nga…

Lexo më Shumë