Nga të gjitha aktivitet ekonomike që formojnë Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), përgjatë tre dekadave të fundit është rritur ndjeshëm kontributi i “Aktivitete profesionale, shërbime mbështetëse”. Ky aktivitet ekonomik përfshin përgjithësisht profesionet e lira, avokatë, ekonomistë, kontabilistë, shërbime profesionale, dentistë, konsulenca, aktivitete të arkitekturës, inxhinierisë, etj. Sipas të dhënave të INSTAT aktivitet profesionale kontribuuan me 0.93 për qind në PBB-më totale në vitin 1995, teksa vitin e kaluar pesha e këtij grupi arriti në 7.4 % të PBB-së. Aktivitetet profesionale kishin rritjen më të madhe të peshës së tyre në ekonomi në raport me degët e tjera të mëdha të…
Author: almakos
E premtja nis me një mot të qëndrueshëm dhe me temperatura të cilat kanë pësuar një rritje. Ne zonat malorë termometri do të shënojë nga -1 gradë deri në 10 gradë celsius. Në zonat e ulëta 4 dhe 18 gradë dhe në bregdet 6 dhe 18 gradë. Era do të fryjë veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera herës deri në 14m/s. Valëzimi në det do të shkojë deri në 2-3 ballë.
23:45 | 10 Prill 2025Q LUshtrimet e frymëmarrjes, dëgjimi i muzikës janë ndër strategji të tjera për gjumin, që mund t’ju ndihmojnë të flini përsëri nëse zgjoheni në mes të natës. Por zgjimet e përsëritura mund të kërkojnë ndihmën e një specialisti. Mund të jetë e vështirë të flini mjaftueshëm çdo natë, sidomos nëse keni një formë të pagjumësisë që ju mban zgjuar ose ju pengon të bini në gjumë. Kjo quhet pagjumësi e mirëmbajtjes së gjumit. Zbatimi i disa strategjive për gjumin mund të ndihmojë. Si të flini përsëri pasi të jeni zgjuar në mes të natës: Dilni nga…
Mbipopullimi, investimet e pamjaftueshme në infrastrukturë, mbikëqyrja e paplotë me video mbikëqyrje, mungesa e personelit mjekësor dhe pajisjet joadekuate teknike ndikojnë negativisht në sigurimin e kushteve humane për personat e privuar nga liria. Përveç kësaj, zbatimi i kufizuar i masave të provës dhe mbështetja e pamjaftueshme postpenale zvogëlojnë efektivitetin e risocializimit, ndërsa mbikëqyrja e parregullt vë në pikëpyetje respektimin e rekomandimeve për përmirësimin e situatës, janë konkluzionet kryesore të revizionit të performancës të kryer në temën “Reforma e sistemit penitenciar” nga Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR). Në revizionin theksohet se zhvillimi i pamjaftueshëm i provës në sistemin e drejtësisë me…
Në një prej rrugëve më të frekuentuara të qytetit që nuk fle kurrë, artisti i njohur shqiptar Ledri Vula është fotografuar duke shijuar një pasdite të qetë dhe plot ngrohtësi në shoqërinë e qenit të tij besnik. I veshur me një kostum sportiv të zi, Ledri shihet i ulur në një tavolinë të jashtme të restorantit prestigjioz Cipriani Downtown, një nga destinacionet më luksoze gastronomike të New York-ut. Me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë dhe një gjest të dashur për mikun e tij të katërputrësh, ai reflekton një qetësi dhe dashuri që rrallë shihet në përditshmërinë e yjeve të…
Nëse keni Windows 11, pas përditësimit të fundit të sistemit, ndoshta keni vënë re një dosje të re që është shfaqur papritur. Pas instalimit të përditësimit të ri për Windows 11 24H2, shumë përdorues kanë vënë re se në diskun ku është instaluar Windows 11 (zakonisht disku C:) është krijuar një dosje bosh me emrin “inetpub”. Shfaqja e kësaj dosjeje ngelet një enigmë për shumë njerëz. Kjo dosje është bosh dhe nuk kryen asnjë funksion, por mund të shkaktojë konfuzion te përdoruesit e Windows 11 që, për ndonjë arsye, hapin diskun dhe e vërejnë rastësisht. Siç shpjegon faqja Windows Latest,…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në intervistën në TëVë1 në Kosovë, ka deklaruar se hera e parë në demokracinë moderne në vendin tonë të kemi katër parti së bashku në koalicionin qeveritar. Taravari tha se kjo në duke të parë nga opinioni kemi një pasqyrë jo të mirë. “Partia më e madhe maqedonase ka 58 deputet dhe bashkë me partinë ZNAM bëjnë 64 deputet dhe krijojnë shumicë parlamentare pa shqiptarët. Por, është e pa imagjinueshme që të bëhet qeveria pa një parti politike shqiptare”, u shpreh Taravari. Sipas tij, për momentin kemi një parti politike qeveritare maqedonase shumë…
Pas përfundimit të aventurës së saj në Big Brother VIP Kosova, Ana po vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave rozë – këtë herë jo vetëm për stilin e saj apo projektet muzikore, por për një detaj që ka emocionuar fansat e saj dhe të çiftit që u krijua brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë. Në një foto të postuar në Instagram Story nga vetë Ana, ajo shihet e ulur në një ambient elegant restoranti, në shoqëri të ngushtë me Melitën, nënën e Kevinit – partnerit të saj të njohur nga BBVK. Ky moment i kapur nga kamerat tregon një…
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Nait Hasani, ka bërë të qartë se nuk do ta mbështesë një Qeveri të udhëhequr nga kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurtit, pavarësisht situatës politike. Ky reagim erdhi pas komenteve të analistit Sadri Ramabaja, i cili tha se disa deputetë të PDK-së, përfshirë Nait Hasani, kishin shprehur se nuk do ta bllokonin krijimin e qeverisë. Në këtë kontekst, Hasani duket se ka vendosur të marrë një qëndrim të fortë dhe të qartë, duke përjashtuar çdo mundësi për të mbështetur një qeveri që ai e sheh si të dështuar. “Unë me asnjë çmim nuk e votoj Qeverinë…
Në seancat e ardhshme të caktuara për në qershor pritet epilog i proceseve gjyqësore kundër kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko për emërim të paligjshëm të drejtorëve në disa shkolla në komunë. Me kërkesë të gjykatësit Jordan Jovanov, për shkak të mosparaqitjes në seancat e kaluara, sot në sallë u sollën me shoqërim policor dëshmitarët për drejtorët e emëruar në mënyrë të paligjshme në shkollat në Radolishtë, Podgorc dhe Llabunishtë. “Dëshmitarët janë siguruar me asistim policor. Mbeten edhe dy dëshmitarë në seancën e ardhshme dhe kjo do të ishte. Në seancat e ardhshme në qershor do të dëgjihet edhe…
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot në Qeveri është takuar me përfaqësues të odave ekonomike dhe të sektorit privat, në bashkëpunim me organizatën “Maqedonia 2025”. Siç informojnë nga Ministria e Transformimit Digjital, në takim, Andonovski para të pranishmëve theksoi përpjekjet e Qeverisë për digjitalizimin e shërbimeve administrative, të cilat kanë të bëjnë para së gjithash me biznesin dhe kanë për qëllim lehtësimin e procedurave burokratike dhe përshpejtimin e procesit të rritjes dhe zhvillimit ekonomik të vendit. “Përkrahja dhe zhvillimi i sektorit privat është kyç për zhvillimin e Maqedonisë. Digjitalizimi është paralajmërues bumit ekonomik, prandaj synimi ynë kryesor është digjitalizimi…
Një pretendim i ndjeshëm ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, ku është sugjeruar se këngëtarja Egli Tako ka humbur një fëmijë gjatë lidhjes së saj me aktorin dhe këngëtarin Olsi Bylyku. Sipas një faqeje në Instagram, një story e publikuar nga Egli para dy vitesh mund të tregojë për një humbje të tillë, ku ajo shkruante: “Ky ishte vendi ku ti mbroheshe, flije dhe ku pushove në paqe! Vendosa të të mbaj këtu përgjithmonë, ta mbaj këtë vend mbushur me ty, njësoj si zemrën time! Till we meet each other again snow. Mami të do!” Megjithatë, familjarët e këngëtares,…

