Edhe meshkujt, edhe femrat, njësoj bëjnë gabime kur heshtin për ato gjërat që u pengojnë. Ndodh kështu për shkak që e dashurojnë partnerin dhe nuk dëshirojnë ta lëndojnë, mirëpo efekti është krejtësisht i kundërt. Heshtja në një marrëdhënie është një rrezik i madh që mund të çojë në kriza më të thella. Shpesh, njerëzit mendojnë se duke qëndruar të qetë dhe pa shprehur ndjenjat e tyre, do t’i mbrojnë të tjerët, por në të vërtetë, kjo heshtje mund të krijojë një mur të padukshëm mes dy partnerëve. Duhet të kuptojmë se komunikimi është çelësi i çdo marrëdhënieje të shëndetshme dhe…
Author: almakos
Gjykata e Assizes në Foggia ka dhënë vendimin përfundimtar për Taulant Malajn, shqiptarin 47-vjeçar i cili më 7 maj 2023 tronditi Italinë me krimin makabër në Torremaggiore. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm dhe izolim ditor për 1 vit e 6 muaj, pas vrasjes së vajzës së tij 16-vjeçare, Xhesika Malaj, dhe fqinjit Massimo De Santis. Malaj u shpall fajtor për vrasje të dyfishtë me paramendim dhe tentativë vrasjeje me rrethana rënduese, pasi qëlloi për vdekje me thikë vajzën dhe fqinjin, të cilin e akuzonte pa prova se kishte një lidhje me gruan e tij, Tefta Malaj. Sipas hetimeve,…
Një institucion kërkimor ushtarak në Kinë ka zbuluar një dron spiun që ngjan me një mushkonjë. Ky zhvillim teknologjik përfaqëson një hap të rëndësishëm në fushën e mbikëqyrjes dhe zbulimit, duke sjellë mundësi të reja për përdorimin e pajisjeve të vogla dhe të padukshme në misione ushtarake. Roboti i vogël bionik u prezantua në CCTV-7, televizioni shtetëror ushtarak, më 20 qershor. Ky dron, i cili ka formën e një mushkonjë, është projektuar për të kryer misione zbulimi dhe mbikëqyrjeje në terrene të vështira dhe të vëzhguara nga armikut. Ndërsa teknologjia ushtarake vazhdon të avancojë, ky dron i ri premton të…
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka arritur një sukses të rëndësishëm duke u bërë anëtare e Komitetit Drejtues të Rrjetit Evropian për Transparencë dhe Qasje në Informata (ENTRI), një zhvillim që ndodhi gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve për të Drejtën e Informimit (ICIC) në Berlin më 24 qershor 2025. Rrjeti ENTRI është krijuar për të mbështetur bashkëpunimin mes institucioneve evropiane që promovojnë të drejtën e qasjes në informata publike. Gjatë takimit fillestar, të gjitha shtetet evropiane u bashkuan me një objektiv të përbashkët: përmirësimin e transparencës dhe aksesit në informata. AIP, nëpërmjet Komisioneres Krenare Sogojeva-Dermaku, ka shprehur qartaz interesimin…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme një rast të korrupsionit zgjedhor të ndodhur në zgjedhjet e 11 majit 2025. Sipas njoftimit zyrtar, SPAK ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 60/1 të vitit 2025, në ngarkim të dy personave të pandehur: –Pandeli Bozha, i akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, –Vladimir Lushkaj, i akuzuar për veprën penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”. Hetimet janë zhvilluar me metoda proaktive dhe kanë dokumentuar një episod të ndodhur më 8 maj 2025, rreth orës 10:00, kur…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë një tubimi me banorët e Gostivarit ka drejtuar një sërë kritikash për qeverinë aktuale dhe për ish bashkëpartiakët e tij, të cilët vendosen të mbetën në qeveri. Taravari tha se situata e shqiptarëve në vend me këtë qeverisje është alarmante. Sipas tij, shqiptarët sot janë të margjinalizuar më shumë se kurrë. Ai vuri në dukje dy arsye kryesore që e cilësojnë momentin aktual si një gjendje të jashtëzakonshme për shqiptarët: Procesi i bllokuar i integrimeve evropiane dhe margjinalizimi ekstrem i shqiptarëve në institucionet shtetërore. ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT “Prandaj…
Nuk thuhet pa arsye “gjendje tjetër” kur mendohet për shtatzëninë Gjatë atyre nëntë muajve, organizmi i gruas kalon nëpër një sërë ndryshimesh hormonale që ndikojnë pothuajse në çdo sistem trupor. Një nga ndryshimet më të dukshme është ai që ndodh me flokët dhe qimet në trup. Falë rritjes së nivelit të hormoneve si estrogjeni dhe progesteroni, cikli i rritjes së flokëve zgjatet, gjë që do të thotë se më pak flokë bien dhe më shumë flokë qëndrojnë në fazën e rritjes. Kjo është arsyeja pse shumë gra shtatzëna përjetojnë flokë më të dendur dhe me shkëlqim. Përveç ngjyrës dhe densitetit…
Ministria e Punëve të Brendshme në përputhje me udhëzimet e Qeverisë, dhe me kërkesë të përdoruesve të pyjeve – Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare” dhe Parqet Kombëtare që menaxhojnë zonat e mbrojtura, ka njoftuar për ndalimin e plotë të lëvizjes në pyje dhe tokat pyjore në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Kjo masë është ndërmarrë me qëllim mbrojtjen e mjedisit natyror dhe parandalimin e fatkeqësive që mund të shkaktohen nga zjarret pyjore gjatë sezonit të verës. Vendimi hyn në fuqi më 1 korrik nga ku do të zgjasë deri më 31 gusht. Për më tepër, në njoftimin zyrtar të MPB-së…
Programet prestigjioze të London School of Economics (LSE), të ofruara nga Universiteti “Luarasi”, po cilësohen si një derë reale drejt tregut global të punës dhe zhvillimit profesional për studentët shqiptarë. E ftuar në News 24, pedagogia Leudita Ademi theksoi rëndësinë e përgatitjes që këto programe ofrojnë, jo vetëm në aspektin akademik, por edhe në ndërtimin e lidhjeve ndërkombëtare. “Burimet dhe aksesi në teknologji është një vlerë absolute. Programet e LSE lejojnë akses të logohen në bibliotekat që kanë literaturën më të fundit, në infrastrukturë dhe logjistikë që është më e avancuar. Përgatitja për tregun global LSE e thekson shpesh. Janë…
Universiteti “Luarasi” ofron një mundësi të rrallë për të gjithë maturantët që synojnë arsim cilësor ndërkombëtar: programet e bursave në bashkëpunim me London School of Economics (LSE). Në një intervistë për “News24”, pedagogu Geron Kamberi theksoi se ky është momenti ideal për të reflektuar mbi zgjedhjen e studimeve të larta. “Momenti që po flasim është një moment i përshtatshëm për të gjithë maturantët që kanë mbaruar provimet e maturës shtetërore. Po shijon këtë fazë. Pas gjithë kësaj atmosfere hyn në një moment reflektimi deri kur do filloj aplikimi për studime të fund të korrikut. Edhe këto biseda, besoj se jemi…
Zv/kryeministri Arben Fetai i është përgjigjur deklaratave të Arben Taravarit, i cili, sfidoi Fetain dhe ministrin Azir Aliu të dalin në zgjedhje dhe nëse marrin më shumë se 1000 vota shqiptare, do të tërhiqet nga politika. “Taravari nuk është i pari. Besa, nuk është as i dyti, as i treti, madje as i katërti. Adash, ke mbetur vetëm! Edhe në BDI ke sjellë kaos. S’dinë ç’të bëjnë me ty. Një ditë të duan, të nesërmen s’të duan, të pasnesërmen të përdorin për kumtesa që s’guxojnë t’i shkruajnë vetë. Por kjo s’është më çështja. Tashmë të gjithë e kanë kuptuar qartë…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas të moshës 61 dhe 66 vjeç, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një grua 38-vjeçare, e cila nuk ishte në gjendje të mbrohej për shkak të kufizimeve mendore dhe fizike. Ngjarja është denoncuar nga vëllai i 38-vjeçares, i cili ka kallëzuar në polici se njëri prej të dyshuarve, 61-vjeçari, dyshohet se e ka shfrytëzuar motrën e tij për prostitucion. Njoftimi i policisë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç,…

