Një urban i linjës së Unazës në Tiranë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë ministrisë së Jashtme, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një defekt në motor. Në momentin kur autobusi është përfshirë nga flakët ka qenë i mbushur me pasagjerë të cilët në panik kanë dalë me shpejtësi. Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar. Informacion paraprak Rreth orës 11:45, në bulevardin “Zhan D’ark”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në lëvizje, një autobus i linjës së unazës së re. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse po…
Author: almakos
Drejtuesi i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, amerikani Chris LaCivita, ka shpërndarë një video në platformën X, ku shfaqet një buf që ha një mi. “Kush është bufi dhe kush është miu”, -shkruan LaCivita në postimin e publikuar, duke ironizuar kështu kryeministrin Rama. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama prej kohësh e quan kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, buf kënete. Ndërkohë Berisha iu është përgjigjur duke e prezantuar bufin si simbol të mençurisë. Rama në zyrën e tij, ka vendosur një dekor bufi i cili duket në çdo video të kryeministrit në rubrikën “Sy m’sy”.
Me datë 10.04.2025 në ora 19.45 në rrugën “Goce Dellçev” në Shtip, zyrtarë policorë të Policisë së Shtipit e kanë privuar nga liria R.P.(51) nga Strumica, raporton SHENJA. Gjatë kontrollit të komunikacionit, zyrtarët policorë kanë ndaluar veturën e pasagjerëve Volkswagen Passat me targa të Strumicës, të cilën e drejtonte dhe pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se i njëjti ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht alkooli në gjak ka qenë 2,19 promilë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet akuza nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtim mjeti në mënyrë të pakujdesshme”. MARKETING
Seanca gjyqësore për zgjidhjen e martesës së Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës zhillohet ditën e sotme Seanca ishte planifikuar për në datën (21 Shkurt) në orën 10:30 në Gjykatën Civile, por u shty për sot (11 Prill). Raportohet se në seancë nuk janë paraqitur as Ilir Meta dhe as Monika Kryemadhi, të cilët përfaqësohen nga avokatët. Padia për divorc është ngritur nga presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli prej muajit tetor 2024. “Lidhur me çështjen me paditës I.M dhe të paditur M.K. Me objekt “zgjidhje martese” është caktuar seanca gjyqësore 21.02.2025, ora 10:30”, informon gjykata më 23 Janar.…
Fotografia e djeshme e Prokurorit të Përgjithshëm Kocevski dhe Ministrit të Brendshëm Toshkovski, duke nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në luftën kundër korrupsionit, është një ironi e hidhur për drejtësinë dhe provë për shtetin e kapur nga pusheti, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Në vend të atij duarshtrengimi, sipas tyre, ajo pamje duhej të ishte një skenë hetimi, ku Ministri i Brendshëm jep llogari për rolin e tij në tragjedinë e Koçanit. “Për më shumë se një vit, një klub nate funksionoi pa licencë, me dijeninë e plotë të zinxhirit komandues të policisë lokale. Pavarësisht paralajmërimeve të brendshme për shkeljet…
Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Moravë të Beratit, ku për shkak të përplasjes së dy automjeteve ka ndërruar jetë njëri prej drejtuesve. Burime bëjnë me dije se viktima është 50-vjeçari Eduart Ismaili, i cili ka ndërruar jetë në spital. Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti me të cilin lëvizte viktima ka përfunduar në kanalin anash rrugës, ndërsa është shkatërruar thuajse plotësisht nga përplasja. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër është 31-vjeçari me iniciale F.P., i cili nuk ka pësuar dëmtime nga aksidenti.
Aktori i njohur kosovar Çun Lajçi i është bashkuar zërave publikë që po e mbështesin Gjestin, një ndër banorët më të komentuar dhe më të pëlqyer të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania. Përmes një postimi emocional, Lajçi ka shprehur admirimin e tij për mënyrën se si Gjesti po e përjeton dashurinë brenda shtëpisë së famshme, duke vlerësuar sinqeritetin dhe ndjeshmërinë që ai po reflekton para publikut. “Gjesti, një djal i vogël i sinqert që dashuron në mënyrën e tij. Gjesti, ndjenjat nuk fshihen, por një gjë ta them: ti ke rënë kokë e këmbë mbrenda në dashuri. Beso…
Pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ka nisur zyrtarisht procesi i konstituimit të legjislaturës së re. Që nga e enjtja, në ambientet e Kuvendit të Kosovës ka filluar regjistrimi i deputetëve të rinj të zgjedhur, si një hap formal që i paraprin seancës konstituive. Ky proces nënkupton një rikthim të rëndësishëm për demokracinë kosovare, duke pasur parasysh sfidat e mëparshme dhe pritjet e mëdha që ka populli shqiptar ndaj të zgjedhurve të tij. Pas deputetëve të LVV-së, sot pritet të vazhdojë regjistrimi me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Të dyja këto parti, që…
“Na kthe vajzën tonë Ilaria dhe ne do të pranojmë faljen”, i kanë kthyer përgjigje Flamur dhe Gëzime Sula vrasësit të së bijës, Mark Samson pas letrës ku 23-vjeçari u kërkonte familje për krimin e tyre. Mark Samson, i cili i mbyllur në një qeli në Rebibbia për vrasjen dhe fshehjen e trupit të ish të dashurës së tij Ilaria Sula, i shkroi një letër për t’i kërkuar falje familjes së viktimës ku shprehej se ishte gati të paguante për mëkatin e tij. Raportohet se familja shqiptare, që jeton në Terni, është tronditur nga ky lajm. Giuseppe Sforza, avokati i…
Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja makabre e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula nga ish i dashuri i saj filipinas, Mark Samson. Sipas hetimeve të kryera, mësohet se në banesën e familjes janë gjetur gjurmë gjenetike të një mashkulli që nuk i përkasin autorit, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se i riu nuk e ka kryer i vetëm krimin. Disa ditë pas krimit ekspertët e policisë shkencore janë rikthyer në banesën e tij dhe kanë sekuestruar disa palë këpucë që ndodheshin aty. Mbi këto këpucë, si edhe në valixhen ku u fut trupi i Ilaria-s pasi u vendos në…
Pas takimit të papritur me ish-partneren e tij Egli Takon në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Olsi Bylyku ka postuar një video nga studioja muzikore, duke lënë të kuptohet se është duke punuar në projekte të reja, ndoshta si formë reagimi ndaj zhvillimeve të fundit. Në një story të postuar në Instagram, ai shkruan: “Ju falenderoj si fillim për çdo mesazh miq, shok e koleg… Kurse ju që e keni mendu se bëj deal, ju kam rujt SC.” Ky mesazh ka ngjallur menjëherë reagime në rrjet, ku fansat mendojnë se bëhet fjalë për një përgjigje indirekte ndaj situatës së…
Dieta e papërshtatshme mund të ketë efekt të keq në fytyrën tuaj, më së shumti në ngjyrën e tenit dhe në plakjen e hershme. Një trup i shëndetshëm fillon me një ushqim të shëndetshëm. Sipas dermatologes së njohur Nigma Talib, lidhja midis ushqimit dhe fytyrës është e padiskutueshme. Ajo thekson se çfarë hamë dhe pimë ka ndikim të drejtpërdrejt në aspektin tonë estetik dhe shëndetësor. Simptomat si “fytyrë qumështi”, “fytyrë vere”, “fytyrë sheqeri” dhe “fytyrë gluteni” janë implikimet kryesore të një diete të paekuilibruar. “Kur pacientët hyjnë në ordinancë, menjëherë mund të shoh me cilin ushqim e teprojnë sipas asaj…

