Author: almakos

Big Mama ka patur sot në Ferma VIP një moment emocionl. Këngëtarja është përlotur teksa ka kujtuar nënën e saj. Pranë Big Mamës ka qëndruar Alba e cila e ka ndihmuar ta kalojë këtë moment. “Mami im është pulë, kurrë nuk flet një fjalë të ndyrë. Ajo flet gjithmonë me qetësi. Më thot pse flet fjalë të pista. Unë i kam ngjarë babit”, shprehet këngëtarja.

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor i Kundërvajtjeve Penale të Lamisë në Greqi shqyrtoi këtë të premte kërkesën e shqiptarit, Alket Rizai, për t’u liruar me kusht nga burgu i Domokosit. Sipas raportimeve të LamiaReport.gr, çështja e 47-vjeçarit shqiptar është shtyrë për në datën 6 qershor 2025, për shkak se klienti i tij, Alket Rizai, ishte transferuar përkohësisht në Qendrën e Paraburgimit Korydallos për një çështje procedurale. Rizai është dënuar dy herë me burgim të përjetshëm, ndërsa dënimet për veprat e tjera arrijnë deri në 25 vjet. Ai ndodhet në burg prej 21 vitesh, pas arrestimit të tij në vitin 2003. Gjatë kësaj kohe,…

Lexo më Shumë

Në një atmosferë që të lë pa frymë, e mbushur me elegancë dhe një ndjenjë misterioze pasioni, këngëtarja e njohur shqiptare Rovena Stefa dhe artisti turk Atilla Kardesh kanë shpërndarë një imazh që ka ndezur rrjetet sociale. Një video e publikuar në rrjetet sociale, shihen Atilla dhe Rovena të afërt me njëri-tjetrin dhe në disponim shumë të mirë. Rovena, e veshur me një fustan elegant, me dekolte të theksuar dhe që përqafon format e saj me finesë, përfaqëson një figurë të fortë femërore, sensuale dhe të vendosur. Kjo video e re, ka ngjallur spekulime të shumta për marrëdhënien mes dy…

Lexo më Shumë

40 emigrantë të depërtuar nga Italia kanë mbërritur në portin e Shëngjinit me anijen Libra. Shtetas të kombësive të ndryshme, ata janë zbarkuar nën masa të rrepta sigurie, me pranga në duar, dhe pritet të dërgohen në Kampin e Gjadrit. Ky transferim është pjesë e marrëveshjes ndërmjet qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për trajtimin e emigrantëve të paligjshëm. Emigrantët janë transferuar nga qendra e pritjes së azilkërkuesve (CPR) të Brindizit në Shqipëri, pas miratimit të dekretit të 28 marsit nga autoritetet italiane, i cili lejon transferimin e azilkërkuesve dhe emigrantëve të parregullt në qendra pritjeje në Shqipëri. Ky proces është…

Lexo më Shumë

Anija e Marinës italiane “Libra”, e cila u nis nga porti i Brindisit me 40 emigrantë në bord, ka mbërritur sot në portin e Shëngjinit. Emigrantët do të transferohen në qendrën e pritjes dhe riatdhesimit të Gjadrit, një strukturë e ngritur në Shqipëri në kuadër të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për menaxhimin e emigracionit të parregullt. Autoritetet shqiptare kanë bërë me dije se anija “Libra”, me të cilën u realizua ky transferim, do t’i dhurohet Forcave të Armatosura të Shqipërisë nga pala italiane, si pjesë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Bëhet fjalë për emigrantë nga shtete të…

Lexo më Shumë

Për shkak të shfaqjes së minjëve, nxënësit e shkollës fillore Panajot Ginovski vazhdojnë të humbin mësimet e tyre. Në bisedat që i bëmë ne me pak ato nxënës që takuam sot në oborin e kësaj shkolle, thanë se vetëm në disa klasa nga 4-5 nxënës kanë qenë të pranishëm ndërkaq të tjerët nuk shkojnë për shkak të gjendjes aktuale. Ministrја е Arsimit Vesna Janevska e pyetur lidhur me këtë tha se shkollës duhet ti bëhet deratizimi. Ajo theksoi se autoritetet janë duke e monitoruar nga afër këtë rast, por tha se përgjegjësia për organizimin e mësimit është e drejtoreshës. VESNA…

Lexo më Shumë

Larja e jorganëve shpesh mund të jetë një detyrë e lodhshme dhe përderisa shumë njerëz e shmangin atë, megjithatë duhet të merret parasysh higjiena, prandaj rekomandohet ajrosja e tyre, veçanërisht pas muajve të dimrit. Jorganët janë një prej objekteve më të rëndësishme në çdo shtëpi, pasi ofrojnë ngrohtësi dhe komoditet gjatë natës. Megjithatë, shumë njerëz i injorojnë nevojat e higjienës të tyre për shkak të vështirësive që paraqet larja e tyre. Në vend që të prisni deri në momentin kur jorgani juaj të bëhet i papërdorshëm, është më mirë ta dini se ajrosja e rregullt e tij është thelbësore për…

Lexo më Shumë

Turku Nihat Ozbek, i arrestuar në Rinas nën dyshime se është drejtues i një organizate të trafikut të heroinës dhe në pritje të ekstradimit drejt Gjermanisë, ka ngritur një sërë shqetësimesh për kushtet në të cilat po mbahet në paraburgim. Në një kërkesë zyrtare drejtuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Ozbek pretendon se po i shkelen të drejtat themelore dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve për verifikimin e situatës. “Që nga momenti që jam vendosur tek ky institucion, jam trajtuar në mënyrë të diskriminuar. Nuk mund të komunikoj me familjen time me telefon apo Skype, nuk më lejojnë…

Lexo më Shumë

Liderët e koalicionit VLEN sot do të takohen për të diskutuar për zhvillimet e fundit brenda koalicionit. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili është edhe njëri ndër arsyet e mjegullës së krijuar në këtë koalicion, pasi ai edhe publikishtë ka lëshuar disa kritika për VLEN-in, duke deklaruar se atij nuk i është bërë ftesë nga VLEN-i që të shkrihen në një parti. Megjithatë sa i përket takimit, Taravari tha se do të vazhdojnë të punojnë dhe do të arrijnë të gjejnë në zgjidhje që do të ishte e kapshme…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj 27 të pandehurve, të cilët akuzohen si pjesëtarë të dy grupeve kriminale që operonin në fushën e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm. Sipas SPAK, gjatë periudhës 2023 deri në prill të vitit 2024, këto grupe kanë organizuar kalimin e paligjshëm të kufirit shqiptar për mbi 650 shtetas të huaj, kryesisht nga vendet e Azisë së Jugut si Bangladeshi dhe nga Afrika Qendrore, veçanërisht Kameruni. Hetimet zbuluan se emigrantët kalonin në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria drejt vendeve të tjera të…

Lexo më Shumë

Disenjatorja e famshme kosovare, Blerina Kllokoqi- Rugova sot ka një ditë të veçantë në jetën e saj. Ajo feston ditëlindjen e saj. Blerina ka mbushur plot 40 vjet jetë dhe duket më e lumtur se kurrë më parë. “Zyrtarisht 4 dekada jetë … edhe hala se kam kuptu qysh funksionon jeta. Ama, të paktën dukna ma mirë se në të 20-tat. Faleminderit qe ma kujtoni çdo ditë që s’jam plak … veç jam e “rujtun” mirë!”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Instagram. Duket sikur Blerina ka ndalur vitet, dhe duket si një 20 vjeçe.

Lexo më Shumë

Pas regjistrimit si deputet i Kuvendit të Kosovës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me procesin e formimit të Qeverisë. Abdixhiku theksoi se është e domosdoshme që partia e parë të provojë të formojë shumicën, duke respektuar afatet kushtetuese. Ai sqaroi se nëse partia e parë dështon të realizojë këtë brenda 15 ditëve, atëherë partitë e tjera kanë të drejtë të paraqesin propozime për formimin e Qeverisë. “E njohim të drejtën e plotë të partisë së parë që të provojë të bëj shumicën. Pas skadimit të afatit, Kushtetuta e Kosovës e përcakton qartë se…

Lexo më Shumë