Nga romanca e njohur mes Gjestit dhe Eglit, një ngjarje e papritur ka tronditur fansat dhe ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Një veprim i papritur i Eglit ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, i cili me padurim ndjek çdo hap të çiftit të njohur. Në një moment të papritur, Egli ka hequr motrën e Gjestit, Blerina, nga lista e tij e ndjekësve në rrjetin social. Ky veprim ka ngritur shumë pyetje, sidomos pasi Blerina kurrë nuk e kishte ndjekur Eglin në llogarinë e saj, duke lënë pas vetes një mister të paqartë rreth marrëdhënies mes të dyve.…
Author: almakos
Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë të Peqinit, Florenc Doka, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Vendimi është bërë publik sot, ndërsa arsyet e largimit të tij nuk janë bërë ende të ditura. Sipas burimeve të siguruara, Florenc Doka ka dorëzuar kërkesën e tij zyrtarisht për dorëheqje, e cila është pranuar dhe miratuar nga Ministri i Drejtësisë. Dorëheqja e Dokës vjen në një moment kur institucioni që ai drejtonte ka qenë pjesë e vëmendjes për çështje të ndryshme që lidhen me administrimin dhe funksionimin e burgjeve në vend. Megjithatë, nuk ka të dhëna që e lidhin këtë vendim…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka komentuar deklaratat e eksponentëve të VLEN-it,ndaj partisë së tij, duke i cilësuar ato si emocionale.“Shumë vrer, kjo flet se në subkoshiencë kanë patur diçka, që flasin kështu tani. Mendoj se janë deklarata të pamatura, nuk flas si neurolog, por flas si politikanë dhe thash se në këtë periudhë do të mundohem të jem sa më i durueshëm sa më i qetë dhe sa më i urtë së bashku me organet partiake. Tash për tash kemi vendim se dalim me lista të veçanta për kandidatë kurse për kandidaturat për kryetar komunash ne i kemi lënë…
Pas largimit të ASH-së së Arben Taravarit nga VLEN, brenda këtyre të fundit pati zëra se Taravari duhet larguar edhe nga qeveria, që siç thonë, nuk mund të bashkëpunosh me BDI-në dhe të jesh pjesë e qeverisë dhe VLEN-it. I pari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi tha se nuk mundet pak qeveri e pak BDI ndërkohë që shtoi se, Taravari duhet të thotë se të gjitha veprimet që ka bërë deri më tani, i bëri sepse ia kërkoi Ali Ahmeti. “Pak BDI, pak qeveri, ollmaz Doktor!Mund të thuash “po shkojmë me lista të ndara, sepse kështu maksimalizohet vota”, Mund të thuash…
Mund të keni dëgjuar shpesh kur thuhet se sytë janë pasqyra e shpirtit të një njeriu. Shumë njerëz janë kureshtarë për mënyrën se si ngjyra e syve mund të përçojë informacione të thella rreth personalitetit të individëve. A është gjithçka një mit, apo ka ndonjë të vërtetë në këto perspektiva? Ose ndoshta, ngjyra e syve është një portretizim i natyrës sonë të brendshme? Ndiqni më poshtë për të zbuluar sekretet që ngjyra e syve mund të zbulojë për personalitetin tuaj dhe ata përreth jush. Ngjyra blu Ngjyra blu është e njohur si e dyta më e përhapur në botë. Ajo…
Policia e Tiranës ka reaguar një ditë pas deklaratës së Komitetit të Helsinkit, i cili kërkoi një hetim mbi rastin e dhunës ndaj një 14-vjeçari në Komisariatin nr. 1, pas shoqërimit të tij më 12 prill për hedhje të paligjshme të lëndëve piroteknike. Policia informoi se ka nisur hetimin disiplinor ndaj tre efektivëve të Komisariatit nr. 1 për shkelje të rëndë. Pjesë e hetimit janë: Inspektori D. M., oficer i Patrullës së Përgjithshme; Inspektori R. D., oficer i Patrullës së Përgjithshme; Nënkomisari Xh. B., specialiste e Seksionit të Patrullës së Përgjithshme dhe Rendit. Po ashtu, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, më…
Instituti Hidrometeorologjik njofton se sot në Kosove do të mbajë mot të ndryshueshëm, duke përfshirë periudha me diell dhe vranësira të lehta. Megjithëse do të kemi intervale të diellit, IHK i parashikon vranësira që mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh, sidomos gjatë pasditeve. Kjo situatë meteorologjike tregon se dimri është gjithmonë më afër, dhe ne duhet të jemi gati për ndryshimet që sjell sezoni i ftohtë. Temperaturat minimale sot do të lëvizin në një gamë nga 6 në 9 gradë Celsius, që nënkupton se do të ketë një ndjenjë freskie në mëngjes. Ndërkohë, temperaturat maksimale në mesditë pritet…
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në rrugën Larisis, Greqi, ku një 42-vjeçar shqiptar, drejtues motoçiklete, humbi jetën tragjikisht pas një përplasjeje të fortë me një makinë. Aksidenti ndodhi pak minuta para mesnatës, kur motoçikleta e drejtuar nga shqiptari doli në rrugën Larisis dhe u përplas me një automjet që po udhëtonte në drejtim të qytetit të Volosit. Sipas informacionit të publikuar nga mediat greke, motoçikleta e drejtuar nga shqiptari me fuqi të madhe ka dalë papritur në rrugën Larisis dhe ka përplasur makinën e një 26-vjeçari nga Volosi. Pas përplasjes, ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe transportoi 42-vjeçarin…
Në ditëlindjen e vajzës së tij, Ninës, reperi i njohur Fero ka ndarë me ndjekësit një postim emocional, në të cilin pretendon se nuk e ka parë të bijën prej tetë muajsh. Prej kohësh, thirrjet e Feros për të takuar vajzën e tij kanë qenë të vazhdueshme, duke gjetur jehonë të gjerë në rrjetet sociale dhe media. Reperi e ka shprehur këtë edhe në një nga projektet e fundit muzikore. Në tekstin e këngës, ai deklaron se nuk e ka parë vajzën për tetë muaj, ndërsa i drejtohet në mënyrë indirekte ish-partneres dhe avokates së saj. “Nina, beba jem, sot…
Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet sot seanca mes biznesmenes Vilma Nushi dhe deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila është e paditur për shpifje lidhur me akuzat mbi koncesionin e Check Up-it. Në seancën e zhvilluar më 15 prill, u vunë përballë të dyja palët, të cilat paraqitën pretendimet e tyre përpara trupit gjykues. Gjatë seancës, Vilma Nushi lexoi pretendimet e saj, ku edhe kërkoi dënimin e deputetes Vokshi për veprën penale të “Shpifjes”, pas deklaratave që Vokshi bëri në Komisionin Hetimor Parlamentar për “Sterilizimin”. Me 15 prill deputetja Albana Vokshi deklaroi se “Vilma Nushi kishte kontratë për ndërtimin…
Dy dekada pas fillimit të saj, YouTube po rikthehet në fillimet e saj me një fokus të ri nga formatet e shkurtra të videos. Filloi si një platformë për ngarkimin e videove të shkurtra dhe tani Shorts shërben si një ‘nismë’ për fillimet modeste të YouTube. Ky ndryshim shërben si një reflektim i evolucionit të platformës dhe të konsumit të përmbajtjes nga përdoruesit që kërkojnë shpejtësi dhe qasje të lehtë. Pas një periudhe të gjatë të dominimit të videove të gjata dhe përmbajtjeve më komplekse, YouTube ka filluar të rikthehet në formatin e saj origjinal më të thjeshtë. Dy dekada…
VOLTIZA DURO/ Qeveria ka miratuar vendimin për përforcimin e sigurisë në shkollat parauniversitare, duke përcaktuar në mënyrë të detajuar numrin e oficerëve të sigurisë që duhet të jenë të pranishëm në institucionet arsimore. Vendimi që ka hyrë në fuqi ditën e djeshme pas botimit në Fletoren Zyrtare, sjell ndryshime thelbësore në vendimin e mëparshëm të vitit 2018 dhe vendos detyrime të reja sipas numrit të nxënësve. “Institucionet e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, arsimit të mesëm profesional dhe arsimit të mesëm të orientuar, që kanë mbi 80 (tetëdhjetë) nxënës, të kenë 1 (një) oficer sigurie”, – bëhet me dije…

