Policia e Vlorës ka bërë të mundur gjetjen e armës së zjarrit me të cilën tentoi të vetëvritej një vajzë 17-vjeçare katër ditë më parë në lagjen “Kushtrimi”. Sipas njoftimit zyrtar, arma, një pistoletë, është gjetur këtë të enjte në një vend grumbullimi materialesh shtëpiake, pranë banesës së gjyshërve të adoleshentes. Ajo ndodhej e fshehur brenda një qeseje plastike. “Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 14.07.2025, në lagjen ‘Kushtrimi’, ku një 17-vjeçare mbeti e plagosur rëndë pas tentativës për vetëvrasje me armë zjarri, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi, në cilësinë e provës materiale, i…
Author: almakos
Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në Pikën Kufitare Vërmicë kanë realizuar me sukses një plan operativ me qëllim të parandalimit të kontrabandës së mallrave. Sipas një njoftimi për media gjatë këtij operacioni është identifikuar dhe parandaluar një tentim kontrabande me mallra të dyshuara si të falsifikuara – konkretisht mbathje sportive me marka të mbrojtura. Hetuesit e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, kanë ndërmarrë një seri veprimesh që kanë çuar në zbardhjen e këtij rasti. Operacioni u zhvillua pas një periudhe monitorimi, në të cilën janë mbledhur prova të mjaftueshme që vërtetojnë inkriminimin e zyrtarit doganor i…
Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka njoftuar se sot nënshkruan kontratat me komunat për 829 projekte të reja, me vlerë rreth 15 miliardë denarë!“Kjo është një ditë e rëndësishme për qytetarët dhe për të ardhmen e komunave tona. Me këtë hap të madh, po e konkretizojmë zotimin tonë për zhvillim të barabartë, investime reale dhe bashkëpunim të ndershëm mes pushtetit qendror dhe atij lokal.Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si pjesë aktive e këtij procesi, kontribuon me projekte në vlerë prej rreth 2.5 miliardë denarësh. Këto mjete do të shfrytëzohen për:Përmirësimin e sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimeve;Projekte për mbrojtjen e mjedisit…
Kryebashkiaku Erion Veliaj është dërguar në spitalin e burgut për të kryer disa analiza për shëndetin. Veliaj është dërguar në spital ditën e sotme pasi ka shfaqur probleme shëndetësore. Kryebashkiaku i Tiranës raportohet se gjatë muajve të qëndrimit në paraburgimin e Durrësit ka humbur rreth 10 kg. Kujtojmë që Erion Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Kreu i Bashkisë kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për lirim nga qelia, por togat e zeza me një vendim të datës 8 Korrik e rrëzuan. Gjithashtu edhe kërkesat e tjera…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka theksuar se partia e saj është e hapur për bashkëpunim me Nismën Socialdemokrate, në përpjekje për të tejkaluar ngërçin institucional që po zgjat tashmë prej më shumë se katër muajsh. Kjo është një çështje e rëndësishme për stabilitetin politik të Kosovës. Në një periudhë kaq të gjatë pa një konsolidim të qeverisë, shqetësimet në lidhje me të ardhmen politike të vendit po rriten çdo ditë e më shumë. Haxhiu ka shprehur një angazhim të qartë për dialog me Nismën, duke theksuar se është e nevojshme të arrihet një marrëveshje për përfundimin e kësaj…
Policia ka vënë në pranga dy të rinj, përkatësisht 22 dhe 19 vjeç, ndërsa dy adoleshentë, 16 dhe 17 vjeç, janë proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen për vjedhje të përsëritur në një subjekt privat. Sipas njoftimit zyrtar, katër të rinjtë kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të vjedhur në dy raste të ndryshme tabakinon në pronësi të shtetases me iniciale B. K. Ngjarjet kanë ndodhur më datë 30 qershor dhe 16 korrik 2025. Nga hetimet paraprake rezulton se autorët kanë marrë artikuj të ndryshëm, kryesisht produkte të duhanit dhe sende me vlerë, për një shumë totale rreth 80 mijë…
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore për përsëritje të votimeve të 11 majit në qarkun e Tiranës. Me këtë vendim, Kolegji hedh poshtë pretendimet e opozitës për pavlefshmëri të procesit zgjedhor në kryeqytet, duke konfirmuar vlefshmërinë e rezultatit të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme pritet të shqyrtohet edhe ankimi i PD për qarkun e Durrësit, ku opozita ka paraqitur pretendime për parregullsi që, sipas saj, kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar. Kolegji Zgjedhor pritet të japë një vendim përfundimtar edhe për këtë rast.
Avokati i Ilir Metës ka komentuar vendimin e Apelit të GJKKO-së që la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-Presidentit të vendit, duke u shprehur se “unë i fola gjykatës”. Kujtim Cakrani deklaroi se Ilir Meta është në kushtet e persekutimit, por theksoi se ai do të përballet me të gjithë dhe se nuk mposhtet kollaj. Avokati i Ilir Metës: Presidenti ka 9 muaj në paraburgim, është e paprecedentë që Presidenti i Republikës të qëndrojë 9 muaj në paraburgim pa përfunduar hetimet. Po mbahet në kushtet e një persekutimi politik, ju e dini mirë se çfarë po heq ai…
Google ka publikuar dy modele të reja të Inteligjencës Artificiale për fushën e mjekësisë, MedGemma 27B dhe MedGemma 4B, duke i vënë në dispozicion falas për studiues, spitale dhe zhvillues. Siç pretendohet, modeli kryesor MedGemma 27B nuk lexon vetëm tekstet mjekësore siç bënin versionet e mëparshme; ai në fakt mund të “shikojë” imazhet mjekësore dhe të kuptojë se çfarë po sheh aty, përcjell Telegrafi. Qofshin rreze X të kraharorit, diapozitiva patologjike apo të dhëna të pacientëve që potencialisht përfshijnë muaj ose vite, ai mund t’i përpunojë të gjitha këto informacione së bashku, ashtu siç do të bënte një mjek. Dhe…
Policia e Shtetit vendosi të procedojë penalisht djalin e një 67-vjeçari, në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë, pas një serie denoncimesh, ankesash të njëpasnjëshme për një konflikt atipik të lindur me banorët e zonës. [embedded content] Ndërkohë që babai i tij ishte arrestuar 7 ditë më parë dhe ndaj tij rëndojnë 4 akuza për vepra penale. “‘Rrugës së lirë’” i ka dalë pronari dhe nuk lejon askënd të kalojë. ‘Tokë e Xanun’, nuk kalon njeri pa lejen time. Edhe Edi Rama të vijë, këtu nuk kalon”, kështu shprehen banorët e “Ali Demit”, për konfliktin që ka lindur prej disa…
Policia e Tiranës ka nisur hetimet për 7 administratorë lokalesh në Tiranë, pasi kishin zënë hapësira publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare” në kundërshtim me ligjin. Hapësirat (trotuare dhe vendkalime këmbësorësh) ishin zënë me tavolina, ulëse dhe çadra, për llogari të 7 lokaleve përreth stadiumit. Uniformat blu bëjnë me dije se janë hequr dhe sekuestruar rreth 330 objekte që iu shërbenin këtyre aktiviteteve ekonomike dhe ishin vënë pa autorizim. Gjithashtu është proceduar penalisht dhe një 40-vjeçar që kundërshtoi punonjësit e IMT-së, gjatë veprimeve për lirimin e hapësirave. Njoftimi i policisë Tiranë/Lirohen hapësira publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare”. Procedohen penalisht 7 administratorët…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në një shtëpi pushimi në Durrës, ku një 15-vjeçar me shtetësi polake ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të katërt. Sipas informacioneve zyrtare të policisë, adoleshenti është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Njoftimi i policisë Durrës/Më datë 16.07.2025, rreth orës 23:00, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi, një 15-vjeçar, shtetas polak. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit…

