Author: almakos

Pas fotos së Gjestit duke pozuar në një Lamborghini për të festuar fitoren e Big Brother VIP Albania 4 dhe çmimin prej 100 mijë euro, ka reaguar edhe ish-banori Jozi – me të cilin Gjesti pati përplasje gjatë qëndrimit në shtëpi . Jozi publikoi një video ku shihet duke vozitur një veturë të markës Lamborghini, çka është interpretuar nga ndjekësit si një “diss” i koduar ndaj Gjestit. A po e ndjek fshehurazi Jozi, Gjestin në rrjete sociale? Edhe pse nuk ka përmendur emra, komentet shpërthyen me aludime për një rivalitet që po vazhdon edhe jashtë shtëpisë.

Lexo më Shumë

Një automjet i parkuar pranë stacionit të trenit, në lagjen nr. 4 në Durrës, është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por dëme të konsiderueshme materiale, pasi automjeti është shkrumbuar totalisht. Dy mjete zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë vënë situatën nën kontroll, duke shmangur përhapjen flakëve tek automjetet e tjera. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Lexo më Shumë

CEO i Nvidia, Jensen Huang, u takua me kryeministrin Shigeru Ishiba për të diskutuar rreth nevojave për energji elektrike në mbështetje të zhvillimit të inteligjencës artificiale. Takimi, i cili u zhvillua të hënën, nxori në pah rëndësinë e energjisë për të mbështetur rritjen e teknologjive të avancuara si inteligjenca artificiale, një fushë në të cilën Japonia synon të luajë një rol kryesor. Huang theksoi se Japonia, e njohur për përparësitë e saj në robotikë dhe prodhim industrial, ka potencial të jashtëzakonshëm për të avancuar në këtë drejtim. Ai shprehu optimizëm se vendi është i pozicionuar mirë për të bërë përparime…

Lexo më Shumë

Fituesi i Big Brother VIP Albania, Gjesti, ka bërë një dalje të pazakontë pas triumfit të tij në reality show. Pas marrjes së çmimit të madh, ai ndau dy selfie në rrjetet sociale, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e fansave ishte makinat dhe stilin e jetesës që ai po adopton. Gjesti u fotografua në një makinë luksuze të tipit “Lamborghini”, një simbol i suksesit dhe statusit të tij në shoqëri. Në këtë makinë, ai duket tejet i lumtur, duke shijuar frytet e punës së tij të palodhur gjatë kohës në Big Brother. Shpenzimi i parë që ai bëri…

Lexo më Shumë

Komiteti i Helsinkit përmes një deklarate zyrtare ka kërkuar që të hetohet rasti i dhunës në Polici ndaj një djali 14-vjeçar, i cili më 12 prill ishte shoqëruar në komisariatin nr1, pasi ishte kapur duke hedhur në mënyrë të paligjshme. Komiteti i Helsinkit, shprehet se prindërit e të miturit pretendojnë se pretendonin se ndaj djalit të tyre punonjësit e policisë kishin ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike. Nga vëzhgimet e Komitetit të Helsinikit rezulton se, sipas dokumentacionit të këqyrur, i mituri J.G, i datëlindjes 09.11.2010, në datë 12.04.2025, ora 18:40 ishte shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1. Shkaku i shoqërimit ishte…

Lexo më Shumë

Kevini surprizon me një gjest romantik Anën pas daljes nga Big Brother VIP Kosova: “Jam shumë me fat që e kam” – shkruan Ana në rrjetet sociale. Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në edicionin e dytë të “Big Brother VIP Kosova”, Kevini po dëshmon se lidhja e tij me Anën nuk ishte thjesht një kapitull televiziv, por një histori e vërtetë dashurie që vazhdon të lulëzojë edhe jashtë mureve të shtëpisë më të famshme në Kosovë. Sot, ish-banori i njohur ka surprizuar publikun dhe ndjekësit me një gjest jashtëzakonisht romantik që ia ka dedikuar partneres së tij, Anës. Përmes…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përditësuar deklaratën e pasurisë së tij duke treguar një rritje të sigurimeve financiare në bankë. Sipas dokumenteve të shpallura pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ajo që bie në sy është rritja e kursimeve të tij me 250 euro në krahasim me vitin e kaluar. Kurti, i cili është një figurë qendrore në politikën kosovare, ka deklaruar se ka 1,800 euro kursime të gatshme nga paga, ndërsa në vitin e kaluar këtë shifër e kishte 1,550 euro. Kjo situatë sugjeron një menaxhim më efikas të financave personale dhe një përpjekje për të rritur kursimet…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski është dënuar me tre vjet e gjysmë burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për ndërtim pa leje. Për të njëjtën vepër, një ish-punonjës i komunës me iniciale T.Gj. është dënuar me dy vite burgim me kusht. Aktgjykimi ende nuk është i plotfuqishëm, ndërsa Jakimovski ka paralajmëruar ankesë, pasi pretendon se është i pafajshëm që nga fillim i procedurës. “Gjykata e ka shpallur fajtor të akuzuarin S.J. për veprën penale ndërtim pa leje nga neni 244-a paragrafi 1 i Kodit Penal për ndërtimin e objektit të paluajtshëm – objekt administrativ i pushtetit Lokal,…

Lexo më Shumë

Aktori i njohur shqiptar, Laert Vasili, u shpall finalisti i tretë i Big Brother VIP Albania. Ai ka bërë një rrëfim për Shqipëria Live për gjithë eksperiencën në këtë format. Në lidhje me fituesin e këtij edicioni, ai tha se Gjesti e meritonte, por nuk ia kurseu thumbimet. “Ai e meritoi në mënyrë absolute fitoren, shkatërroi gjithë shtëpinë, çoi një vajzë në gjendje të rënduar në shtëpi, ai bëri gjithçka. Unë jam tjetër njeri”, tha ai fillimisht. Tutje shtoi: “Di që është futur nja tre katër herë në dhomën e rrëfimit për të regjistruar një dy-tre këngë, nuk regjistroi asgjë,…

Lexo më Shumë

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Engjëllusha Salihu, ka treguar edhe një herë se di si të mbajë gjallë interesin dhe kureshtjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale. Me një prani të vazhdueshme dhe shumë aktive në platformat digjitale, Engji – siç e thërrasin shpesh fansat me përkëdheli – ka ndarë së fundmi një fotografi që ka ngjallur jo pak spekulime dhe diskutime në rrjet. Në mbrëmjen e së martës, artistja ka publikuar një imazh ku shfaqet në një ambient elegant, e veshur me një fustan të bardhë që bie në sy për thjeshtësinë dhe…

Lexo më Shumë

Apple u gjobit me 500 milionë euro (570 milionë dollarë) të mërkurën për shkelje të ligjeve të Bashkimit Europian, ndërsa Meta u nënshtrua në një gjobë prej 200 milionë eurosh. Këto sanksione historike vijnë si rezultat i një hetimi njëvjeçar të Komisionit Evropian, që kishte për qëllim të përcaktonte nëse këto gjigante teknologjike ishin në përputhje me Aktin e Tregjeve Dixhitale. Ky akt ka për qëllim të ndihmojë rivalët më të vegjël të hyjnë në tregje që dominuehen nga një numër i vogël kompanish të mëdha. Përveç sfidave të natyrshme që këto gjoba paraqesin për kompanitë, ato gjithashtu mund të…

Lexo më Shumë

Dëshmia e sotme e të akuzuarit e parë për vrasjen e Pançe Zhezhoskit dhe Vanja Gjorçevskas, ishte përplot akuza ndaj prokurorisë dhe gjykatës. Lupço Palevski e akuzoi Prokurorinë se ka dashur të komprometonte të gjithë familjen e tij, përfshirë nënën e tij 83-vjeçare. Poashtu ai pretendon se është akuzuar me prova të falsifikuara dhe se gjykata dëshiron ta shpall fajtor në bazë të deklaratave të rrejshme të të akuzuarëve tjerë. Ai gjithashtu akuzoi gjykatën për anshmëri dhe tha se nuk mund të shpallet fajtor një person nëse deklarata enjë dëshmitari nuk mbështetet me prova materiale. Lupço Palevski, i akuzuar “Videoja…

Lexo më Shumë