Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për marrjen në pyetje të katër zyrtarëve lokalë të dyshuar për shpërdorim detyre dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ku gjyqtarja Aurora Tusha shqyrtoi kërkesën e organit të akuzës në kuadër të hetimeve për abuzime me funksionin publik në Bashkinë Fier dhe institucionet tatimore rajonale. Në përfundim të seancës, Gjykata vendosi të lërë në fuqi masën e “arrestit në shtëpi” për ish-nënkryetaren e Bashkisë Fier, Adela Hysenaj, dhe për Vasil Çekun, drejtor në Drejtorinë…
Author: almakos
Çfarë është e nevojshme për të kaluar përmes një bllokade politike dhe për të arritur konstituimin e Kuvendit? Kjo është pyetja që po bën sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati. Ai pretendon se me vullnetin e duhur politik, është e mundur të sigurohen 64 vota për të formuar Kuvendin, çka do të shënonte një hap të rëndësishëm për Kosovën dhe ecurinë e saj demokratike. Murati ka theksuar rëndësinë e vullnetit individual të deputetëve në tejkalimin e krizës politike që ka bllokuar proceset vendimmarrëse. Sot, ai është optimist, duke thënë se janë në gjendje të arrijnë deri në 64 vota,…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar detaje të reja në lidhje me një hetim të gjerë për trafikim të lëndëve narkotike dhe veprimtari të grupit të strukturuar kriminal. Fillimisht, nën hetim janë marrë 9 shtetas me inicialet: P. D., J. M., B. P., A. (alias D.), Sh., R. Rr., G. (alias K., alias E.), N., E. S., B. H., dhe J. P. Ata dyshohen për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Gjatë muajit korrik 2025, hetimet e zgjeruara kanë çuar…
Nëpunës policor nga SPB Strumicë- DPB Gjevgjeli mbrëmë midis orës 22:00 dhe 03:00 në rrugën lokale nga fshati Miravci deri në vendin e quajtur “Bel raj”, rajoni i Gjevgjelisë kanë privuar nga liria B.J. (25), S.N., M.K. (31), N.M. (20), A.I. (24), F.P. (22) dhe D.B. (34), të gjithë nga Shkupi, G.A. (21) dhe T.J. (38), të dy nga Kavadari, K.P. (21) nga Negotina, P.Z. (38) nga Radovishi dhe E.J. (22) nga Berova. Sipas njoftimin të MPB-së, tek personat e arrestuar janë gjetur substanca narkotike. Nga MPB shtojnë se për rastet është njoftuar Prokuroria Publike e Gjevgjelisë dhe pas dokumentimit…
Parfumet (Eau de Parfum) nuk janë aspak zgjedhja më e mirë për stinën më të nxehtë dhe me diell, kështu që në verë, zgjidhni variante më të lehta si Eau de Toilette, kolonja ose spreji për trupin. Stina e verës sjell një ndjesi njohjeje dhe rifreskimi. Aromat që zgjedhim ndikojnë në përvojat tona dhe mënyrën si i ndiejmë ato momente të veçanta. Zgjedhja e parfumeve sipas stinës nuk është vetëm një dredhi marketingu, por një domosdoshmëri për t’u ndjerë rehat dhe të freskët. Temperaturat e larta ndihmojnë në intensifikimin e aromave, duke i bërë ato të avullojë më shpejt dhe…
Pas zhdukjes së një 48-vjeçarje në Tropojë, e cila rezulton e larguar nga banesa prej datës 22 Korrik, dyshohet se fshihet një ngjarje e rëndë kriminale. 48-vjeçarja me iniciale N. Sh., raportohet se është larguar nga banesa pas dhunës sistematike të ushtruar nga bashkëshorti i saj, Imer Shpata. Kanë qenë të afërm të gruas që kanë bërë denoncimin për zhdukjen e saj në polici, ndërsa hetuesit kanë dyshimet se mund të jemi përballë një ngjarjeje të rëndë kriminale. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, pas informacionit të marrë nga të afërm të shtetases N. Sh., se ajo ishte larguar…
Ministria e Financave ka propozuar një reformë të rëndësishme fiskale që prek direkt çdo qytetar që regjistron një pronë. Çmimet referuese për pasuritë e paluajtshme, në të gjitha bashkitë përveç Tiranës, pritet të ndryshojnë ndjeshëm. Si rrjedhojë, edhe taksa vjetore mbi ndërtesën do të rritet për pjesën dërrmuese të pronarëve në masë të ndjeshme, nga 50 deri në 200 për qind. Çmimet referuese përdoren si bazë për vlerësimin e pronës — jo vetëm për shitblerje, por edhe për përcaktimin e taksave. Me rritjen e tyre, vlera e pasurisë ulet, por taksat s’përjashtohen. Mund të thuhet se çdo përqindje rritje referuese…
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka bërë thirrje që deputetët të shfrytëzojnë mundësinë e fundit për konstituimin e Kuvendit. Në reagimin e tyre thuhet se “Në ditën e fundit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, ne – organizatat e shoqërisë civile – u bëjmë thirrje të gjithë deputetëve që ta përdorin me përgjegjësi këtë mundësi të fundit për të përmbushur detyrimin e tyre kushtetues dhe për t’i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja”. Ky apel vjen në një kohë kur situata politike në vend është tejet delikate. Ajo kërkon një reagim të shpejtë dhe proaktiv nga ana e…
Është zbardhur dinamika e vrasjes makabre të Anesti Ramës, që dyshohet se mbyt me tel nga vajza e tij 26-vjeçare, Ermalinda Rama në bashkëpunim me 55-vjeçarin Çlirim Dogani, me të cilin ajo sipas burimeve kishte nisur një lidhje intime. Mësohet se në banesën ku ndodhi krimi, në fshatin Frashër të Fierit, në momentin e ngjarjes kanë qenë vajza e viktimës, i dashuri i saj Çlirim Dogani dhe e ëma e 26-vjeçares, Valbona Rama (njëkohësisht bashkëshortja e Anesti Ramës), të tre tashmë të vendosur në prangat e policisë. Fillimisht dyshohet se Ermalinda ka goditur të atin në organet gjenitale dhe pasi 56-vjeçari ka rënë në…
Kryetari i Komunës së Berovës, Zvonko Pekevski, mbrëmë pas mbledhjes së shtabit të krizës i bëri thirrje popullatës lokale dhe kompanive me përgjegjësi shoqërore të përfshihen në shuarjen e zjarrit në malin Goten. MARKETING Share Now Facebook Twitter
Në kuadër të aktiviteteve në shënim të Ditës Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i rreshterit policor, Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, në fshatin Samadrexhë, në Vushtrri. Kurti shprehu nderimin e tij për flijimin e Bunjakut, duke e quajtur atë një shembull të vërtetë heroizmi dhe sakrificës për atdhe. “Afrim Bunjaku kishte gradën rreshter në Policinë e Kosovës, por sot ai ka gradën Hero i Kosovës. Grada Hero është grada më e lartë që mund ta ketë një qytetar i Republikës dhe një zyrtar i…
Pas 8 ditësh luftë intensive me flakët, është shuar plotësisht vatra kryesore e zjarrit në majën e malit të Dukatit, e cila prej ditësh kërcënonte parkun kombëtar të Llogarasë. Burime nga terreni konfirmojnë se situata është drejt stabilizimit, ndërsa mbetet aktive vetëm një vatër e vogël pranë fshatit. Autoritetet sqarojnë se kjo vatër nuk përbën rrezik për banesat apo për zonën e mbrojtur. Nëse nuk do të ketë erëra të forta gjatë ditës, edhe kjo vatër pritet të vendoset nën kontroll brenda orëve në vijim. Forcat zjarrfikëse dhe autoritetet lokale kanë qenë në gatishmëri për të shmangur përhapjen e zjarrit,…

