Author: almakos

Prokuroria e Beratit ka kërkuar 6 vite burg për një pedofil përsëritës, cili ngacmoi seksualisht një djalë të mitur dhe i kërkoi të kryenin marrëdhënie intime. Pedofili i dyshuar me iniciale R.O., është kallëzuar në polici nga i mituri me iniciale A.Gj., më 25 nëntor 2024. Ai e ka tërhequr djalin dhe e ka çjerrë nga dora, ndërsa i mituri ka arritur të shpëtojë pasi ka telefonuar të atin, i cili ka shkuar në vendngjarje. Nga akti i ekspertimit mjekoligjor, rezultoi se i mituri kishte dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë mbrehës. Në dëshminë e tij, djali tregoi se ka lajmëruar…

Lexo më Shumë

Meta ka paralajmëruar se përdoruesit evropianë mund të përballen me një përvojë “materialisht më të keqe” si rezultat i një vendimi të rëndësishëm nga Komisioni Evropian. Recent news nga Meta tregon se kompanitë e rrjeteve sociale kanë nisur të ndjejnë ndikimin e rregulloreve të reja evropiane. Sipas një modeli të ri “consent or pay”, përdoruesit […] The post Meta paralajmëron përdoruesit evropianë për përvojën e re të rrjeteve sociale appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka zbuluar se, në Ditën Ndërkombëtare të Punës, Kosova po përballet me një situatë alarmante të lidhur me të drejtat e punëtorëve. Monitorimi i tyre ka nxjerrë në pah dështimet e shumta të Qeverisë dhe Kuvendit në miratimin dhe zbatimin e ligjeve të nevojshme për mbrojtjen e punëtorëve. Shteti, që ka përgjegjësi të qartë morale dhe ligjore, duket se ka shkelur premtimet për të krijuar një ambient të sigurt dhe produktiv për punonjësit. Pas vitit 2021, qeveritë e Kosovës nuk kanë arritur të miratojnë ligje esenciale që duhen përmirësuar standardet e punës. Ligji i Punës,…

Lexo më Shumë

“Po çfarë thua more?! Ëndrra me sy hapur sheh ti?!” Kjo ishte përgjigjja që ky gazetar mori nga një grup të moshuarish, të cilët po luanin domino në qendër të fshatit Libofshë në Fier, ndaj pyetjes nëse ekzistonte ndokush, i cili ishte njëkohësisht i punësuar në administratën publike dhe, gjithashtu, mbështetës i opozitës. “Ata, edhe kur i fusin në punë, i fusin për t’i nxjerrë nga Partia Demokratike,” shtoi pensionisti, i cili, si shumë të tjerë me të cilët BIRN foli në shumë fshatra dhe qytete të qarkut Fier, nuk pranoi të citohet me emër, për shkak të asaj që mund…

Lexo më Shumë

Policia dhe prokuroria e Vlorës pretendojnë se kanë rënë në gjurmët e atentatorit të 58-vjeçarit vlonjat, që iu mor jeta në afërsi të banesës së tij. Sipas të dhënave hetimore është mësuar se ai është i shpallur në kërkim dhe që ka dyshime që ka ikur në drejtim të Greqisë, teksa policia ka rënë në gjurmët e një të riu, që dyshohet që i ka dhënë makinën në përdorim. Policia dhe grupi hetimor saktësojnë se personi që është në kërkim është pikërisht personi që rezulton të ketë marrë makinën e të arrestuarit të djeshëm në Tiranë, por ende nuk dihet…

Lexo më Shumë

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”. Raportohet se një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila ka humbur jetën në vendngjarje. Viktima është identifikuar si 43 vjeçarja me iniciale E. M., ndërsa drejtuesi i mjetit me iniciale D. Xh., është shoqëruar në ambientet e Komisariat për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Maliq/Informacion paraprak Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., ka përplasur shtetasen E. M., 43 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vëndngjarje. Drejtuesi i…

Lexo më Shumë

Google Maps ka përmirësuar funksionalitetin e saj, duke i dhënë përdoruesve mundësinë për të shikuar hartat në sfond. Ky përmirësim, që erdhi pas raportimeve një vit më parë mbi zëvendësimin e ekranit të plotë me një dritare të re të quajtur “Sheet”, ofron një eksperiencë më interaktive dhe të qartë për përdoruesit. Me këto dritare të reja, përdoruesit nuk do të humbasin asnjë informacion të rëndësishëm, pasi “Sheet” lejûn që një pjesë e hartës të mbetet e dukshme poshtë saj. Kjo përmirëson mundësinë e navigimit dhe ofron një pamje më të pastër, duke i lejuar përdoruesve të shohin të gjitha…

Lexo më Shumë

Dita e enjte do të jetë me mot të qëndrueshëm, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Temperaturat minimale do të jenë 7 gradë Celsius, ndërsa maksimale 31 gradë. Era do të fryjë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-16 m/s. Valëzimi në det do të jetë 1-3 ballë.

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, Rozana Radi ka ndarë mendimin e saj pa filtra për fituesin e këtij edicioni, Gjestin. Në një prononcim per ‘Top Albania Radio’, Rozana u shpreh se ndonëse ajo vetë u mërzit që nuk fitoi çmimin e madh, e përgëzon Gjestin për fitoren dhe i uron që ajo t’i shërbejë si një trampolinë në rrugën artistike. “Unë u mërzita që nuk e fitova, por i kam thënë atij se kush e fiton, është mëse e merituar. Ai ta gëzojë, t’i shkojë mbarë dhe t’i shërbejë si një trampolinë në karrierë,” – u shpreh…

Lexo më Shumë

Drejtori i Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve, Aleksandar Pandov sonte shprehi dyshime se të burgosur apo banda në burgje të colët kanë nën menaxhimin e tij, me celular të paguar shtrenjtë që e morën prapa grilave, e kanë porositur djegien e vikend shtëpisë së tij në Oreshan. Pandov konsideron se ky është akt i hakmarrjes për luftën kundër krimit në burgje, që ai e filloi prej se erdhi në funksion. “Kujt i referohet? I referohet frikës që e kanë tani disa të burgosur të caktuar, nga presioni që e kanë me ndryshimin e pushtetit, përkatësisht provilegjet që i patën tani…

Lexo më Shumë

Këngëtarja e shume hiteve, Shyhrete Behluli, ka mahnitur me paraqitjen natyrale. Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje ku shihet teksa grimohet, shkruan Indeksonline. Ajo duket aq bukur dhe e ëmbël, duke marrë vëmendjen e ndjekësve. Kujtojmë që Shyhretja po vazhdon në lansimin e projekteve të reja të cilat po pritën me padurim nga fansat.

Lexo më Shumë

Këngëtarja e njohur shqiptare Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta nga prapaskenat e videoklipit të këngës më të re “Ma Kthe”, në bashkëpunim me ikonën e hip-hopit Ledri Vulën. Në postimin e saj në Instagram, Xhensila shfaqet e buzëqeshur në setin e xhirimeve, e rrethuar nga stafi. Në mbishkrim shkroi: “Po xhirojmë… po qeshim… edhe po kujtojmë pse e duam kaq shumë këtë që bëjmë. Vibes nga seti.” Kënga “Ma Kthe” pritet të jetë një tjetër sukses dhe bashkëpunimi me Ledrin ka ngjallur interes të madh në rrjetet sociale.

Lexo më Shumë