Author: almakos

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të paraqitet më 4 gusht, në orën 11:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku do t’i komunikohet zyrtarisht mbyllja e hetimeve ndaj tij. Meta do të transferohet nga paraburgimi – ku ndodhet që prej 21 tetorit 2024 – drejt SPAK-ut, ku do të jetë i shoqëruar nga avokati i tij Kujtim Cakani. Ata do të firmosin aktin përmbyllës të hetimit penal, që i hap rrugë dërgimit të dosjes në gjykatë. E njëjta procedurë është ndjekur më herët edhe për Monika Kryemadhin, si dhe për Piro Xhixhon, babain e nënkryetares së PL-së, Erisa…

Lexo më Shumë

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, pas shpalljes së saj të pandehur. Ajo u pa duke dalë nga Prokuroria e Posaçme në orët e paradites, vetëm pak ditë pasi SPAK mori të pandehur 30 persona, përfshirë figura publike dhe njerëz të afërm të saj dhe të Veliajt. Sipas hetimeve paraprake, ndaj çiftit Veliaj-Xoxa rëndojnë akuza për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje të sendeve të paligjshme. Gazetarja Klodiana Lala bëri me dije se në listën e personave të hetuar…

Lexo më Shumë

Që nga fillimi i mandatit aktual parlamentar, 65 deputetë kanë marrë kompensim për shpenzimet e udhëtimit në total prej 18.6 milionë denarësh, ose rreth 303,320 euro. Shuma më e lartë e paguar për një deputet arrin rreth 13,200 euro, që është mesatarisht 1,000 euro në muaj. Sipas të dhënave të marra nga Radio Evropa e Lirë përmes Ligjit për qasje të lirë në informacionin publik, fondet e paguara kanë të bëjnë me periudhën nga 28 maji 2024 deri më 30 qershor 2025. Nga shuma totale, 26,717 euro janë për taksat rrugore, ndërsa 276,603 euro për karburant. Më shumë mjete u…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova për sot në mesditë e ka konvokuar seancën e dytë të Këshillit të Sigurisë. Anëtarë të Këshillit të Sigurisë sipas funksionit janë: Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit; Hristijan Mickoski, kryetari i Qeverisë; Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme; Vllado Misajllovski, ministër i Mbrojtjes; Timço Muçunski, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, si dhe tre anëtarët e emëruar nga presidentja: Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska-Jordanova dhe Vllado Spiridonov. Në seancën e dytë të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të presidentes Siljanovska Davkova, do të marrë pjesë drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovski;…

Lexo më Shumë

Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia në Shkodër pasi akuzohen se kanë plagosur rëndë një 42-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta. Në pranga kanë rënë Bledar Bylykbashi, 38 vjeç, dhe Bujar Bylykbashi, 41 vjeç, të cilët sipas uniformave blu, goditën me thikë dhe sende të forta shtetasin B. B., 42 vjeç, në lagjen “Tre Heronjtë”. I plagosuri ndodhet në spital, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Nga vendngjarja u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) i përdorur në konflikt. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë, ndërsa ndaj dy të arrestuarve rëndojnë akuzat…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lehtësuar masën e sigurisë për kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi, dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, të cilët ishin në arrest shtëpiak. Tashmë, për të dy është caktuar masa e “detyrimit për paraqitje” një herë në muaj. Vendimi u mor pasi mbrojtja argumentoi se afati 6-mujor i arrestit kishte skaduar, duke u referuar si precedent çështjes së Mimoza Margegajt në Gjykatën Kushtetuese. Byberi dhe Kërrnaja po hetohen nga SPAK për “shpërdorim detyre” dhe “prerje të paligjshme të pyjeve”, lidhur me ndërtimin e një rruge 3.2 kilometra në territorin e Bashkisë Tropojë,…

Lexo më Shumë

Me një investim modest prej vetëm 100 dollarësh, një përdorues kurajoz nga Redditi ka nisur një eksperiment të jashtëzakonshëm, duke përdorur inteligjencën artificiale për të tregtuar aksione, dhe rezultatet deri tani janë mahnitëse. Nathan Smith, siç tregon ai në subreddit-in r/Dataisbeautiful, e ka ndërtuar këtë projekt si një eksperiment që do të zgjasë për gjashtë muaj. Ai synon të eksplorojë potencialin e inteligjencës artificiale në identifikimin e aksioneve të nënvlerësuara, duke u mbështetur tek modeli gjuhësor GPT-4o të OpenAI-së. Pas muajit të parë, portofoli i Smithit ka arritur një rritje dramatike prej 25 për qind. Kjo është një fitim prej…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur sekuestrimin e 25 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në kuadër të një hetimi pasuror ndaj një grupi kriminal shqiptar të dënuar më parë në Belgjikë për “vjedhje në bashkëpunim” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Vendimi është marrë nga Gjykata e Posaçme më 16 qershor 2025, ndërsa subjekt i këtij hetimi janë D.D. dhe familjarët e tij: D.S., B.A., A.H., L.V. dhe D.H. Sipas SPAK, pasuritë e sekuestruara dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal dhe nuk justifikohen me burime të ligjshme. Në listën e pasurive të…

Lexo më Shumë

A është Liqeni i Ujmanit në rrezik nga tela elektrikë të pavendosur dhe të zhytur në ujë? Kjo është një nga pyetjet që ka ngritur shqetësime të mëdha në mesin e qytetarëve të Kosovës. Deklaratat e fundit nga kryetari i Shoqatës së Peshkatarëve të Kosovës kanë sjellë një alarm për sigurinë në këtë zonë të njohur natyrore. Me datën 30 korrik 2025, ai tha se kishte vërejtur tela elektrikë të zhytur në ujë dhe se këta elementë mund të ishin një burim rreziku për ata që frekuentojnë liqenin. Këto akuza e bënë Policinë e Kosovës të reagojë menjëherë. Pas marrjes…

Lexo më Shumë

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim prej disa javësh është arrestuar nga policia për tentativë përdhunimi ndaj një 35-vjeçareje, brenda banesës së saj. I ndaluari është Roberto Cerria, i cili sipas njoftimit zyrtar, akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë. Ngjarja ka ndodhur më 6 korrik 2025, ndërsa arrestimi u krye në Sarandë pas një operacioni të përbashkët mes policisë së këtij qyteti dhe asaj të Lushnjës. Në të njëjtën operacion, u arrestua edhe O.D., 34 vjeç, i cili akuzohet për vjedhje në një biznes në fshatin Savër të Fierit, bashkë me shtetasin…

Lexo më Shumë

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se BDI po përpiqet sërish t’i shmanget vetingut të vërtetë dhe ta mashtrojë opinionin publik me justifikime të vjetra dhe të zbrazëta. Nga VLEN thonë se udhëheqësia e BDI-së nuk do ta kalonte as kontrollin më të thjeshtë, e lëre më një proces të mirëfilltë të pastrimit dhe përgjegjësisë. “Janë mbi 20 vjet në pushtet. Kanë pasur kohë, resurse dhe fuqi dhe po të kishin dashur me të vërtetë vetting, do ta kishin realizuar prej kohësh. Por në vend të kësaj, e përdorin këtë fjalë vetëm kur ndodhen nën presion, si një…

Lexo më Shumë

Në përgjithësi, në renditjet ku krahasohet me shtetet e Europës, Shqipëria është gjithnjë nga fundi. Por ka një tregues ku ajo më në fund kryeson. Bëhet fjalë për preferencën për të pasur makina me motor të fuqishëm. Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, në Shqipëri, 27.8% e totalit të automjeteve të pasagjerëve në vend, janë mbi 2 mijë kubikë, për vitin 2024, ku numërohen sipas fuqisë vetëm makinat që funksionojnë me naftë. Kjo është pesha më e lartë e makinave me këtë fuqi motorike në Europë, në raport me totalin e automjeteve të pasagjerëve. Përveç Shqipërisë, peshën…

Lexo më Shumë