HRISTIJAN MICKOSKI, KUVEND “Unë e di se cila është strategjia juaj për këto zgjedhje lokale. Të mos lejojmë që ‘kaurët’ në Gostivar, në Tetovë të na zgjedhin kryetar komune, e di cila është strategjia juaj” Kjo deklaratë e bujshe e kryeministrit Hristijan Mickoski, ka ndezuar reagime të ashpra ndërmjet partive shqiptare opozitë dhe pozitë. Nga foltoret e Kuvendit, deri te postimet e zjarrta në rrjetet sociale, zërat kritikë nuk kanë munguar. Nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, pyesin koalicionin VLEN, se a pajtohen ata me fjalorin e Mickoskit. ALEANCA PËR SHQIPTARËT “Pyesim eksponentët e grupimit politik VLEN nëse pajtoheni…
Author: almakos
SPAK ka përfunduar hetimet për një grup të strukturuar kriminal dhe ka dërguar për gjykim 6 persona të dyshuar për vepra të rënda penale si: tentativë vrasjeje, trafik droge, tregti armësh, dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr.59/2, të vitit 2022, duke dorëzuar në Gjykatë e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar: I. Kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq në ngarkim të të pandehurve: Albert Zaja, i akuzuar për:“Vrasja në rrethana të tjera…
Një nga autorët e dyshuar të ekzekutimit të Renato Hoxhajt është vënë në pranga nga policia. I arrestuari është Kleanth Bylyku, 42 vjeç, i njohur edhe me identitetin Armando Gega, banues në Vlorë. Ai dyshohet si bashkëautor në vrasjen me paramendim, kryer në bashkëpunim, të Hoxhajt, ngjarje që ndodhi mëngjesin e 27 prillit 2025, rreth orës 06:20, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës. Operacioni policor i koduar “Në gjurmë”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës. Bylyku/Gega rezulton të jetë…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkursеt për bursa për nxënësit dhe studentët për vitin shkollor dhe akademik 2025/2026. Numri më i madh i bursave është i dedikuar për mbështetjen e nxënësve të regjistruar në drejtimet duale në arsimin e mesëm profesional – 1570 bursa. Për nxënësit në shkollat profesionale që ndjekin programe me kohëzgjatje trevjeçare janë parashikuar 150 bursa. Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë edhe 300 bursa për nxënës të shkollave të mesme të regjistruar në programe mësimore nga fushat: hotelieri dhe turizëm, pylltari dhe përpunim i drurit, ndërtimtari dhe gjeodezi, bujqësi–peshkatari dhe veterineri, makineri,…
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nick Abbot, ku në fokus ishte bashkëpunimi dypalësh në fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar. Në një postim në Facebook, Hoxha njoftoi se diskutimet u zhvilluan në kuadër të Planit të Përbashkët të Masave, “Dialogu kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda”, me theks të veçantë tek rikuperimi i aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale. “Funksionalizimi i Zyrës së Rikuperimit të Aseteve është një nga rekomandimet kyçe të BE-së dhe një pjesë thelbësore e axhendës sonë të integrimit”, shkroi…
A thua e ke menduar ndonjëherë se si mund të ndjekësh hap pas hapi fëmijën tënd, duke e bërë atë më të sigurt? Skechers sapo ka prezantuar një model inovat i atleteve për fëmijë, që ndihmon prindërit të ndjekin hapin e tyre. Bëhet fjalë për modelin e quajtur Find My Skechers, i hartuar për fëmijët e moshës nga një deri në dhjetë vjeç, i cili përmban një ndarje specifike për instalimin e Apple AirTag nën thembër. Me këtë zgjidhje, prindërit mund të jenë më të qetë, pasi mund të ndjekin fëmijët e tyre në çdo moment, nëse ata e pranojnë…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot shpalli një vendim të rëndësishëm: heqjen e tarifave për të gjitha produktet amerikane. Kjo është një zhvillim i rëndësishëm për marrëdhëniet Kosovë-SHBA, duke pasur parasysh rolin e veçantë që Amerika luan në përpjekjet për forcimin e stabilitetit dhe zhvillimin ekonomik në rajon. Osmani theksoi se ky është një sinjal i qartë i angazhimit të Kosovës për të forcuar lidhjet me aleatin e saj më të fortë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Jemi krenarë që jemi vendi i parë që propozoi heqjen e të gjitha barrierave ndaj aleatit tonë më strategjik. Për presidentin amerikan dhe…
Nga 12 tetori 2025, Bashkimi Europian do të nisë zbatimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve në kufi, i quajtur EES (Entry/Exit System), i cili zëvendëson vulat në pasaportë me skanime biometrike. Sipas këtij sistemi, qytetarët nga vende jo anëtare të BE-së, përfshirë edhe Shqipërinë, do të duhet të regjistrojnë gjurmët e gishtërinjve dhe një foto të fytyrës për të hyrë në zonën Schengen. Këto të dhëna do të mblidhen në aeroport, port apo stacion kufitar në momentin e parë të hyrjes dhe do të jenë të vlefshme për tre vjet. Refuzimi për të dhënë të dhënat biometrike do të…
Pas një hetimi, Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti sot aktakuzë kundër gjashtë personave për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se si grup kriminal, i organizuar nga i dyshuari i parë, kanë kryer krime kundër financave publike, transaksioneve të pagesave dhe ekonomisë. Pesë persona akuzohen për veprën penale të “Falsifikimit të parave”, ndërsa i pandehuri i parë dhe një person tjetër akuzohen gjithashtu për veprën penale të “Prodhimit, blerjes së mjeteve të falsifikimit”. Nga fundi i vitit 2023 deri në shkurt 2025, i pandehuri i parë krijoi një grup në territorin e Maqedonisë dhe Serbisë,…
VOLTIZA DURO/ Industria e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale po përballet me kontrolle më të rrepta, pas miratimit të Udhëzimit nr. 122, datë 23.7.2025, i cili sjell një sërë ndryshimesh dhe shtesash në udhëzimin bazë nr. 274, datë 16.5.2024. Ky dokument shtrëngon dukshëm kriteret për përfshirjen në këtë sektor, duke forcuar filtrin ligjor, etik dhe profesional për të gjithë aktorët e përfshirë. Nga tani e tutje, verifikimit të pastërtisë së figurës nuk do t’i nënshtrohen vetëm administratorët apo pronarët, por edhe ortakët, aksionarët, anëtarët e bordeve drejtuese, drejtuesit teknikë dhe çdo punonjës i subjekteve të licencuara apo të lejuara. Lista…
Avokati i Popullit ka hapur një hetim zyrtar për mënyrën si është trajtuar kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, gjatë qëndrimit në paraburgim në Durrës. Objekt i verifikimeve është shoqërimi i tij drejt një klinike private, ku Veliaj iu nënshtrua disa analizave mjekësore, mes dyshimeve për trajtim të veçantë apo favorizime. Komisioneri për Parandalimin e Torturës, Ahmet Prenci, ka kontaktuar drejtpërdrejt me Veliajn për të marrë informacion të detajuar mbi kushtet në të cilat mbahet dhe respektimin e të drejtave të tij si person i arrestuar. Hetimi vjen pas zhurmës publike mbi lehtësirat e supozuara që i janë ofruar Veliajt,…
Bashkimi Demokratik për Integrim thotë se vetingu është domosdoshmëri institucionale dhe shoqërore, për të rikthyer besimin e qytetarëve në drejtësi, në institucionet shtetërore dhe në vetë sistemin demokratik. ATa shtojnë se vetingun nuk e pranojnë vetëm ata që pranojnë donacione të dyshimta serbe dhe ndërtojnë ndërtesa pa leje. Në vijim po e përcjellim të plotë reagimin e BDI-së. Ne besojmë thellësisht se nuk mund të ketë shtet funksional dhe shoqëri të drejtë, pa një proces gjithëpërfshirës të vetingut, me mbikëqyrje ndërkombëtare, i cili do të sjellë transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjësi në të gjitha nivelet e pushtetit. Qëndrimi i BDI-së është…

