Policia e Sarandës ka kapur në flagrancë në Sarandë shtetasin Ergys Isufi me 1 (një) dozë lëndë narkotike e llojit kokainë, ky njëherazi është edhe kandidat për deputet i partisë politike “Shqipëria Bëhet”. Në kohën kur u pikas nga policia Ergys Isufi ka tentuar të ikë me vrap por është kapur nga policia. Policia e Sarandës po ushtron kontroll në banesën e Isufi
Author: almakos
“Prestige Resort”, një nga destinacionet më të njohura dhe më të bukura turistike në bregdetin shqiptar, mirëpriti pjesëmarrësit e ngjarjes historike “Giro d’Italia”, e cila këtë vit zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Mikpritje mes gjelbërimit dhe detit! Çiklistë nga vende të ndryshme të botës janë akomoduar në “Prestige Resort”, në godina të rrethuara nga gjelbërimi dhe pranë brigjeve të detit, duke shijuar pamjen magjepsëse të detit Adriatik dhe freskinë e pishave shumëvjeçare. Një mëngjes i paharrueshëm pranë Adriatikut [embedded content] Të mërkurën në mëngjes, 125 pjesëmarrës qëndruan për mëngjes në restorantin e resortit. Anëtarë të ekipeve franceze, spanjolle,…
Kostoja e jetesës në prill të këtij viti është rritur me 2.6% krahasuar me prillin e vitit të kaluar, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë ka shënuar një rritje prej 2.7%, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Sipas këtij raporti, rritja e inflacionit është pasojë e ndryshimeve në disa grupe të shpenzimeve, ku veçohen: transporti me 5.1%, veshjet dhe këpucët me 1.5%, rekreacioni dhe kultura me 1.4%, si dhe ushqimet dhe pijet joalkoolike me 0.3%. Për më tepër, çmimet me pakicë janë rritur për 1.6% në prill krahasuar me muajin mars të këtij viti, duke treguar një tendencë të vazhdueshme të…
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, qeveria ka marrë vendimin për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë për dokumentet e identitetit të shtetasve që u ka skaduar ose u përfundon më 11 maj. Ky vendim u mor pasi rezulton se ka një numër të konsiderueshëm shtetasish me të drejtë vote, të cilëve u ka kaluar ose do t’u skadojë afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportave biometrike deri më 11 maj, dokumente të cilat janë të domosdoshme për votim. Sipas këtij vendimi, afati i vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit, letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike shtyhet deri më 31…
Shtyhet në GJKKO seanca për çështjen e sterilizimit për shkak të mungesës së avokatëve të ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili ndodhet në burg.Mësohet se ish-ministri i Shëndetësisë, Beqaj, ka shtuar numrin e avokatëve. Përveç Ermal Yzeirit, ai do të mbrohet edhe nga avokati Florian Bonjaku.Në lidhje me çështjen e sterilizimit, Beqaj po gjykohet në masë arresti shtëpiak, ndërsa ndodhet në burg për akuzat në dosjen SASPAC, për vjedhje fondeve të BE-së.Në seancën e kaluar, Beqaj paraqiti një deklaratë në gjyq, ku shpjegoi se nuk mund të merrte pjesë për shkak të gjendjes shëndetësore, duke shoqëruar deklaratën me një recetë mjekimi…
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani së bashku me kryetarin e Lidhjes nacionale të personave me aftësi të kufizuara fizike të Maqedonisë së Veriut – “Mobiliteti Maqedoni”, Branimir Jovanovski, dhuruan 24 pajisje ortopedike për persona me aftësi të kufizuara fizike. Mjetet për blerjen e ndihmave sigurohen çdo vit nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve. “Mobiliteti Maqedoni”, nëpërmjet një njoftimi publik në rrjetet sociale dhe një thirrje të publikuar në dy gazeta ditore, në mënyrë transparente i ftoi anëtarët e saj, si dhe persona të tjerë me aftësi të kufizuara fizike nga Maqedonia e…
Prokuroria e Përgjithshme ka bërë me dije se janë regjistruar 44 kallëzime për veprat penale të lidhura me fushatën zgjedhore. Në një njoftim zyrtar, prokuroria ka sqaruar se burimet e kallëzimeve janë: 19 raste nga policia gjyqësore, 9 raste nga SPAK, 6 raste nga subjekte politike, 8 raste të nisura kryesisht dhe 2 raste nga shtetas të ndryshëm. Sipas informacionit, kallëzimet janë regjistruar në disa prokurori të vendit, përkatësisht: 5 në Prokurorinë Fier, 3 në Prokurorinë Sarandë, 2 në Prokurorinë Durrës, 7 në Prokurorinë Tiranë, 2 në Prokurorinë Gjirokastër, 3 në Prokurorinë Kukës, 3 në Prokurorinë Lezhë, 9 në Prokurorinë…
da Ekonomike, pas një raportimi nga anëtarët eksportues për ndalimin e kamionëve të Maqedonisë që transportonin produkte ushqimore në territorin e Kosovës, me pretekstin se ndalimi bëhet për shkak të pritjes së rezultateve nga analizat laboratorike, me një shkresë zyrtare deri te institucionet kompetente në vend, ka kërkuar marrjen e menjëhershme të masave të nevojshme dhe normalizimin e rrjedhës. Në njoftimin e Odës Ekonomike theksohet se sipas informacioneve marrë nga kompanitë vendase të eksportit, kamionët nga Maqedonia e Veriut po ndalohen në anën e kufirit të Kosovës pa ndonjë shpjegim të duhur, duke shkaktuar dëme ekonomike dhe duke çrregulluar këmbimin…
Universiteti Luarasi mirëpriti sot Ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, z. Michel Tarran, në një leksion të hapur për studentët dhe pedagogët, ku në qendër të diskutimit ishte rëndësia e pjesëmarrjes qytetare në zgjedhjet e 11 majit dhe sfidat që shoqërojnë proceset demokratike në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Ambasadori Tarran theksoi se pjesëmarrja në zgjedhje nuk duhet parë vetëm si një e drejtë, por si një detyrim qytetar, i lidhur ngushtë me përgjegjësinë që ka çdo individ në forcimin e demokracisë. Ai nënvizoi se një demokraci funksionale kërkon angazhim të vazhdueshëm, dhe jo vetëm në ditën e votimit. Ambasadori vuri…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi prej sot deri më 9 maj 2025 do të udhëheqë delegacionin e Kuvendit për vizitë zyrtare në Republikën e Italisë. Në përbërjen e delegacionit janë anëtarët e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Italisë, Bllagica Llasovska dhe Dimitar Kovaçevski, pastaj deputetja Mimoza Musa, anëtare e Komisionit për Çështje Evropiane, si dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska. Konform me programin, janë paraparë takime me Lorenco Fontana, kryetar i Dhomës së poshtme të Parlamentit të Republikës së Italisë,…
Një 45-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe fëmijët e mitur në banesën e tyre në fshatin Kus të Tiranës. Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi Luan Alla ka qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov në drejtim të efektivëve të Policisë në momentin e ndërhyrjes, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të martës, më 6 maj, pas sinjalizimeve për dhunë në familje dhe për armëmbajtje pa leje. Në momentin që ka parë policët, Alla ka hapur zjarr dhe është larguar drejt një zone të pyllëzuar, duke përfituar nga errësira dhe…
Shtyhet seanca për “mbretin e kokainës”, Dritan Rexhepi, dhe të pandehurit e tjerë, të cilët akuzohen për rrëmbimin e Jan Prengës. Seanca e radhës është caktuar për në datën 21 maj, në orën 9:00. I pranishëm në seancë ishte Aldo Majnishta, një prej të pandehurve për rrëmbimin e Jan Prengës, i cili nuk pranoi të japë deklarata. Ndërkohë, avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me provat që dy prokurorët e SPAK dorëzuan në seancën e mëparshme, përfshirë përgjimet nga SkyECC. Deshmia: Në dëshminë e tij dhënë pak kohë më parë, Rexhepi mohoi akuzat, duke thënë se “po më bëni gjyq…

