Në margjinat e Forumit të strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko-jonian (EUSAIR) në të cilin nga sot Maqedonia e Veriut fillon kryesimin me Strategjinë dhe iniciativën Adriatiko-joniane, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani realizoi takime bilaterale me ministrin për kohezion dhe zhvillim rajonal të Sllovenisë, Aleksander Jevshek dhe me Zhill Kitell, udhëheqës i njësisë për Instrumentin e ndihmës aderuese dhe zgjerim, pranë Drejtorisë së përgjithshme për politikat rajonale të Komisionit evropian. Siç njofton MÇE, në takimin me ministrin slloven Jevshek u diskutua për përgatitjen rrjedhëse të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me EUSAIR-in dhe për mbështetjen në kuadër të projektit…
Author: almakos
Policia ka arrestuar një 21-vjeçare, e cila ka goditur me sende të forta një çift bashkëshortësh, të cilët përfunduan në spital nga dhuna e ushtruar. E reja me iniciale A. S., banuese në fshatin Pla, akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive pronësie. 21-vjeçarja ka goditur çiftin e bashkëshortëve, A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe, me mjete të forta. 65-vjeçari ka marrë mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa gruaja e tij vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve. Njoftimi i…
Presidenti kroat Zoran Millanoviq sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend. Ai do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, e më pas do të ketë një takim tet-a-tet me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova. Sipas agjendës, është planifikuar takim të mbajnë dy delegacionet, pas të cilit për në orën 11:20 është paralajmëruar konferencë për shtyp e të dy presidentëve. Gjatë vizitës së presidentit kroat, në zonën qendrore të qytetit do të vendoset regjim i veçantë trafiku. MARKETING
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 85.8 lekë dhe do shitet me 87.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.5 lekë dhe do shitet me 98.4 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.6 lekë dhe do shitet me 104.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 114.2 lekë dhe do shitet me 115.5 lekë.
21:23 | 6 Maj 2025E.GNdodhet rreth 30 kilometra nga Sao Paulo, në Brazil, dhe ka një sipërfaqe prej rreth 430, 000 metra katrorë. Quhet Queimada Grande dhe nuk ka asnjë qenie të vetme njerëzore që jeton në të. Është një nga vendet më të rrezikshme në botë dhe nuk është për t’u habitur, pasi ky ishull është i banuar nga më shumë se 15,000 gjarpërinj. Në fund të shekullit të 20-të atje jetonte një person i cili ishte përgjegjës për mirëmbajtjen e farit të detit, por ai u largua përfundimisht nga zona dhe fari u zëvendësua nga një që funksiononte…
Pas takimit të mbajtur sot mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe përfaqësuesve të koalicionit VLEN, ka reaguar shkurtimisht lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Përmes një postimi të shkurtër në Facebook, Taravari ka shprehur një qëndrim ironik ndaj VLEN-it, duke shkruar: “Reagim? S’ia vlen!” Kjo deklaratë vjen në vazhdën e zhvillimeve të fundit politike, pasi ASH vendosi të garojë me kandidatë të pavarur në zgjedhjet lokale, duke u distancuar nga koalicioni VLEN.
Zv/kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, njoftoi se vendi do të hapë së shpejti një ambasadë në Riad, kryeqytetin e Mbretërisë së Arabisë Saudite. Ky hap strategjik është i rëndësishëm për forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut dhe thellimin e lidhjeve me një nga aktorët më të fuqishëm në botën arabe, që është anëtar i G20 dhe ka ekonominë më të madhe në rajon. Mexhiti theksoi se për qytetarët e Maqedonisë së Veriut me besim islam, ky është një moment i veçantë, duke pasur parasysh rëndësinë e Arabisë Saudite si vendi i dy qyteteve më…
Policia ka zbardhur dinamikën e dhunimit të punonjësit të Policisë Rrugore në Kukës, ku bën me dije se ai është konfliktuar fizikisht me disa persona për shkak të detyrës. Sipas policisë, efektivi aktualisht është duke dhënë kallëzim pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë. Nga veprimet e para është identifikuar njëri prej personave që punonjësi i Policisë ka debatuar për shkak të detyrës ditë më parë. Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, së bashku me grupin hetimor po punojnë për identifikimin dhe të personave të tjerë, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ndërkohë shërbimet e Policisë po kryejnë…
Një efektiv i qarkullimit rrugor në Kukës është dhunuar rëndë nga disa persona. Sipas News24, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës sepse efektivi i ka ndaluar ditë më parë dhe sot i kanë shkuar pranë banesës dhe e kanë dhunuar. Efektivi ka marrë mjekim në spital për shkak të plagëve të shumta.
Gjykimi kundër Vasill Jovanovit, shoferi i cili sipas akuzës, në vendkalimin për këmbësorë ka shkelur Frosina Kalakovën, fillon të premten në Gjykatën Themelore Penale në Shkup me fillim në orën 10. Vasill Jovanov është akuzuar për vepër penale “vepër e rëndë kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion”, për të cilën është parashikuar dënim më burg deri 20 vjet. Rastin do ta udhëheq gjyqtarja Snezhana Markovska. Sipas akuzës, më 29 janar të vitit 2025, Vasill Jovanov, pa patent shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 91 kilometrave në orë në bulevardin “Aradhat partizane” në…
Kuvendi, në kuadër të punës së sotme sipas rendit të ditës të seancës së 47-të, e emëroi Bujar Sulejmanin, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Larce i Tetovës, për kryetar të Komisionit Shtetëror për ankesa për furnizime publike. Për anëtarë të Komisionit shtetëror për ankesa për furnizime publike janë emëruar: Natasha Jovanovska Milosheviq, juriste e diplomuar nga Shkupi, Maja Malahova, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Savka Nejkovska Taseva, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, Vene Tasev, jurist i diplomuar me provim të dhënë të…
Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Kurbin, ku një 45-vjeçare duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur tre kalimtarë. Të lënduarit, 18, 21 dhe 39 vjeç janë dërguar në Spitalin Rajonal të Kurbinit, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Rreth orës 16:25, në rrugën pranë Kishës “Shna Ndou”, Kurbin, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasen A.Z., 45 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësorët…

