Author: almakos

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht në relievet malore të zonave verilindore dhe juglindore. Kjo e bën fundjavën të favorshme për udhëtime dhe aktivitete në natyrë. Era do të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi me një shpejtësi mesatare rreth 6 metra në sekondë. Në zonat bregdetare dhe lugina, priten rritje të përkohshme të intensitetit të saj, duke arritur deri në 7 deri në 9 m/s. Në det,…

Lexo më Shumë

Mendoni se e dini gjithçka rreth Microsoft Excel? Mendoni përsëri! Funksionet e reja që janë shtuar në korrik do të ndryshojnë mënyrën si punoni me këtë program të njohur. Microsoft ka bërë një hap të madh duke prezantuar një sërë funksionesh të reja që vazhdojnë të transformojnë Excel-in në një mjet edhe më të fuqishëm për përdoruesit e tij. Një nga funksionet më interesante është ai i njohur si Compatibility Versions. Ky funksion ka për qëllim të mbrojë skedarët tuaj ekzistues nga ndryshimet e papritura që mund të ndodhin për shkak të përditësimeve të reja në funksionet e tekstit. Ky…

Lexo më Shumë

Personi në foto është 50-vjeçarja Nexhmie Sula, e cila ditën e sotme u godit disa herë me thikë nga djali i saj, në Maqellarë të Dibrës. Sula, e cila drejton shkollën 9-vjeçare në fshatin Pocest, është dërguar në spital me disa plagë në trup, pasi i bir e ka goditur 7 herë gjatë një konflikti familjar. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar djalin që bëri plagosjen, ndërkohë, Nexhmie Sula është dërguar urgjentisht në spitalin e Traumës në Tiranë. Djali i saj, i riu me iniciale L.S., 25-vjeç, mësohet se kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende…

Lexo më Shumë

Çfarë do të thotë për Apple të shpenzojë miliarda për tarifat e Trumpit? Kjo pyetje tashmë po zëvendëson spekulimet për shpenzimet e saj për inteligjencën artificiale. Kompania po përballet me një sfidë të madhe, ku përveç investimeve në teknologji të reja, duhet të përballojë gjithashtu koston e tarifave të vendosura nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump. Gjatë thirrjes së fundit për të ardhurat, CEO i Apple, Tim Cook, tha se shpenzimet për tarifat mund të arrijnë në 1.1 miliardë dollarë. Kjo është një shumë e madhe për një kompani që goditet nga rritjet e tarifave dhe tensionet tregtare. Cook bëri të…

Lexo më Shumë

Mujo Ferhati rreth 60 vjeç duke udhëtuar në aksin rrugor drejt fshatit Pluk me biçikletë, në kushtet e errësirës është përplasur nga një makinë me targa AA 529 LD. Nga përplasja Ferhati ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në spitalin e Lushnjes për ndihmë  mjekësore dhe ekzaminime. Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje për të dokumentar rastin ndërkohë që edhe disiplinimi i trafikut në kushte errësire të plotë Sipas policisë së qarkullimit, drejtuesi i mjetit kur e ka parë përpara personin me biçikletë është munduar ta shmangë, por pavarësisht kësaj e ka prekur dhe 60-vjeçari ka përfunduar në kanalin…

Lexo më Shumë

Kryetari aktual i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për një mandat të ri, duke garuar si kandidat i pavarur në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një njoftim drejtuar qytetarëve, Sadiki theksoi se vendimi për rikandidim vjen si rezultat i ndjenjës së thellë të përgjegjësisë dhe përkushtimit ndaj komunës dhe banorëve të saj. Ai falënderoi qytetarët për mbështetjen e deritanishme dhe për besimin e treguar gjatë mandateve të kaluara. “Kam qenë i përkushtuar që të punoj pa ndërprerje, duke vënë gjithmonë interesin e qytetarëve në radhë të parë,” theksoi Sadiki, duke përmendur se nën udhëheqjen…

Lexo më Shumë

Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake nga policia e kryeqytetit, i riu është vetëparaqitur në spitalin e Traumës rreth orës 19:10 për ndihmë mjekësore. Mësohet se i lënduaPri është identifikuar si shtetasi Juglen Abazi, rreth 27 vjeç, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes, ndërsa detaje të tjera priten në vijim. Tiranë/Informacion paraprak. Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës, ku një mjet ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në një arë, ndërsa është plagosur drejtuesi. Sipas informacioneve, mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e duke u përmbysur. Ai ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë bërë të njohura lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi këtë pasdite në Maqellarë të Dibrës, ku një 25-vjeçar ka plagosur rëndë me thikë nënën e tij në banesë. I riu me iniciale L.S., mësohet se kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende i papunë. Sipas burimeve pranë familjes, ai përballej prej kohësh me stres të lartë dhe mbyllje në vetvete, çka dyshohet se ka çuar edhe në sulmin ndaj nënës. Nëna e tij, 48-vjeçarja me iniciale N.S., e cila raportohet se është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest, është goditur shtatë herë me…

Lexo më Shumë

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pas një arratie gati dyvjeçare. I riu ishte shpallur në kërkim për trafik droge me bashkëpunim, krim i kryer në Milano në shtator të vitit 2023, për të cilin ishte dënuar me tre vite burg dhe një gjobë prej afro 12.500 euro. Më 15 dhjetor të po atij viti, ai kishte thyer masën e arrestit shtëpiak dhe ishte larguar nga Italia. Fill pas arratisë, ai ishte kthyer në Shqipëri, ku kishte ndërruar mbiemrin për të shmangur identifikimin. Më pas ishte rikthyer në Itali me dokumente të reja, duke shpresuar të mos zbulohej…

Lexo më Shumë

Një ndryshim revolucionar në politikën e Youtube-it po shkakton reagime të forta në mesin e krijuesve të përmbajtjes. Për herë të parë, platforma gjithnjë e më e njohur në botën e videove ka lejuar sharje pa censurë në fillim të videove, në mënyrë që të krijohet një mundësi e re për monetizimin e përmbajtjes. Ky ndryshim është bërë i njohur nga Conor Kavanagh, kreu i politikës së monetizimit në YouTube, i cili theksoi se më parë, video të tilla ishin të kufizuara dhe krijuesit mund të merrnin vetëm të ardhura të pjesshme, për shkak të standardeve strikte. Me rastin e…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë me sfond familjar është regjistruar pasditen e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një 22-vjeçar ka goditur me thikë nënën e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda. Sipas burimeve paraprake nga policia, dyshohet se autori i ngjarjes vuan nga probleme të shëndetit mendor. Gruaja e plagosur është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Forcat e rendit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e të riut, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Lexo më Shumë