Policia ka vënë në pranga dy nga personat të përfshirë në dhunimin e djalit dhe të bashkëshortes së komisionerit Entin Gega, i cili u dhunua nga shtetasi Luan Tollozhina. Ata akuzohen për veprat penale ” Goditja ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Sipas policisë shkuar në afërsi të banesës së komisionerit Gega, dhe kanë dhunuar djalin dhe bashkëshorten e tij. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe kapjen dhe shoqërimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Njoftimi i policisë: Në vijim të informacionit të dhënë…
Author: almakos
Tre persona janë shoqëruar nga policia në lidhje me incidentin dhe konfliktin në “zyrën e PS” në zonën e ish-Bllok, ku deputeti socialist, Erion Braçe pretendon se është zyra e tij personale. [embedded content] Ndërkohë Partia Demokratike teksa ka publikuar pamjet, thotë se në atë zyrë janë gjetur materiale që sipas tyre përbëjnë krim zgjedhor.
Sot, 11 Maj, Shqipëria votoi për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote. Pritet rezultati i KQZ-së për të mësuar pjesëmarrjen e votuesve në rang vendi. -Ora 18:00 Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 18:00 ka qenë 41.30%. Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 3239 prej 5225 qendrave të votimit në total. Deri më tani kanë votuar 900426 nga 2180364 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara. Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 18:00, përqindja e votuesve ka qenë 45.48%. -Ora 17:00…
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Florenc Çapjas, i cili pak ditë më parë u ekstradua nga Dubai, për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit. Në total kanë qenë 159 kerkesa me objekt “lejim votimi”, mes të cilëve edhe i dënuari me burgim të përjetshëm. Por, janë pranuar vetëm 137, ndërsa të tjerat janë rrëzuar, përfshirë edhe kërkesa e Florenc Çapjas, për shkak se është i dënuar për krim të organizuar. “Prane Gjykates se Shkalles se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane jane paraqitur 159 kerkesa me objekt “lejim votimi”, nga te cilat 137 jane te pranuara. Te…
Policia ka proceduar penalisht Flamur Nokën pas përplasjeve me disa qytetarë në qendrën e votimit në Vorë. Ndaj sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike u ngrit akuza për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Procedimi nisi pasi Noka u kallëzua nga dy qytetarët me iniciale Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi…
Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe, ka bërë një apel për zgjedhësit në një deklaratë për media, duke i inkurajuar ata të shkojnë të votojnë. Ajo theksoi se çdo zgjedhës ka mundësinë që të vendosë për të ardhmen e Shqipërisë, duke pasur mundësinë të zgjedhë nëse vendi do të ecë përpara ose do të shkojë në një drejtim të pasigurt. “Shkoni dhe votoni! Merrni me vete një të afërm, një mik, një fqinj – dhe votoni për Shqipërinë që meritoni. Vota juaj është fuqia juaj. Përdoreni atë”, theksoi Çepe në mesazhin e saj. [embedded content] Deklarata e plotë:…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot për herë të parë ka konfirmuar se kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari do të dalë nga Qeveria. Ai tha se, Taravari dhe disa persona rreth tij janë të vendosur që të kthehen në përqafimin e Ali Ahmetit dhe BDI-së. Kryeministri theksoi se, i uron fat dhe javën e ardhshme do të ketë një takim përfundimtar, ku do të përmbledhin se çfarë është bërë deri më tani. Hristijan Mickoski, Kryeminisër i RMV-së “Gjëja që më së paku që kam pritur është që të kthehet në përqafimin e Ali Ahmetit dhe të tjerëve, por megjithatë ky…
Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote. -Ora 16:00 Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 16:00 ka qenë 35.83%. Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2480 prej 5225 qendrave të votimit në total. Deri më tani kanë votuar 598276 nga 1669851 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara. Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 16:00, përqindja e votuesve ka qenë 41.25%. -Ora 15:00 Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi…
Zhvillimi i infrastrukturës arsimore për fëmijët e moshës parashkollorë po vazhdon të jetë një ndër prioritetet kryesore të institucioneve në Maqedoninë e Veriut, nga ku Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani gjatë ditës së sotme ka deklaruar se deri në vitin 2028 pritet të krijohen afër 4000 hapësira të reja të çerdheve në mbarë vendin, përmes ndërtimit të 28 kapaciteteve të reja. Siç tha ai, deri më tani, janë ndërtuar kapacitete që mundësojnë akomodimin e rreth 1500 fëmijëve, ndërsa në ndërtim janë edhe 11 objekte të tjera që do të ofrojnë hapësirë për mbi 1100 fëmijë të…
Teksa procesi i votimit vijon në të gjithë vendin, në disa qendra votimi janë konstatuar shkelje të Kodit Zgjedhor, përfshirë edhe fotografimin e votës. Gazetari i News 24, Fatmir Popja, raporton për një rast të tillë në një qendër votimi në Librazhd, ku një votues është kapur duke fotografuar votën e tij. Siç shihet edhe në videon e siguruar nga gazetari, në momentin që konstatohet shkelja, votuesi deklaron: “E fshiva, e fshiva foton nga telefoni”. Lidhur me këtë çështje, më herët kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, paralajmëroi se fotografimi i votës do të marrë përgjigjen e duhur nga drejtësia, duke…
Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, ka ushtruar të drejtën e votës në qendrën e votimit pranë shkollës “At Zef Pllumi”, i shoqëruar nga bashkëshortja. Pas votimit, ministri Gonxhja dha një mesazh për qytetarët, duke i ftuar të marrin pjesë masivisht në procesin zgjedhor. “Qoftë kjo ditë me diell e me pjesëmarrje të lartë kudo! Vota, një e drejtë për të cilën kemi vuajtur dhe luftuar, është themeli i demokracisë, ndaj duhet të dalim e të votojmë masivisht! Faleminderit!”, u shpreh ministri.
Policia ka arrestuar dy persona në Tiranë, Hasan Doka dhe Redion Lelo, pasi sipas njoftimeve të kryetarëve të komisioneve të qendrave të votimit ku ata kishin votuar, ata kishin fotografuar fletët e tyre të votimit. Të dyshuarit akuzohen për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. “Tiranë/Vihen në pranga 2 shtetas të tjerë, të cilët fotografuan fletët e tyre të votimit. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, se shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 4 kishin shoqëruar në ambientet e Policisë, 2 shtetas që sipas njoftimeve të kryetarëve të komisioneve të qendrave ku kishin…

