Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka hapur një procedurë hetimore dhe ka lëshuar udhëzime për SPB Kumanovë për të hetuar elementet e një vepre penale të mundshme, të lidhur me thirrje me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes nga persona të panjohur.
Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit mes përfaqësueseve të Maqedonisë dhe Rumanisë, e zhvilluar më 2 gusht në Kumanovë, ku në një pjesë të tribunës u dëgjuan thirrje raciste dhe anti-shqiptare.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, është dhënë gjithashtu urdhër për sigurimin e incizimeve nga kamerat e sigurisë, me qëllim identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje.
Ndeshja në fjalë ishte e para në ciklin kualifikues për Kampionatin Botëror 2027, ndërsa përfaqësuesja e Maqedonisë u mund nga Rumania me rezultat 72:80. Ky aktivitet sportiv shënoi edhe hapjen zyrtare të sallës së rinovuar të sporteve në Kumanovë.
Data 23.09.2026
Aktuale
- Popullsia e Kinës me arsim të lartë arrin në 270 milionë
- ‘Hallakatet’ Enca, e qet në ‘fushë’ gjoksin gjigant!
- Protesta për drejtësi: Shqiptarët në New York kundërshtojnë dënimin e ish-krerëve të UÇK-së
- Ofertë e re për Bondsteel: Kurti diskuton me Latimer për bazën ushtarake në Kosovë
- 15-vjeçari kallëzohet pasi sulmoi fizikisht gjyshen
- Vendosi kurthe për kafshë gjatë ndalimit të gjuetisë, kallëzim penal për 55-vjeçarin
- Adelina Tahiri merr vendimin e madh dhe të papritur për martesën e saj me maqedonasin
- Shasivari paralajmëron takim me studentët dhe dekanët për provimin e jurisprudencës



