Author: almakos

Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri-Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, Federata e Futbollit njofton se do të ndjekë një procedurë të posaçme për shitjen e biletave, me qëllim menaxhimin sa më efikas të kërkesës së lartë nga tifozët shqiptarë. Duke qenë se kërkesat pritet të tejkalojnë kapacitetin e stadiumit, FSHF bën me dije se nuk do të ketë shitje të menjëhershme të biletave, por do të ndiqet procedura e mëposhtme: – Tifozët do të kenë mundësinë të plotësojnë një formular aplikimi elektronik, për të shprehur interesin e tyre për të siguruar bileta. Ky…

Lexo më Shumë

Bullizmi ka tejkaluar përmasat dhe tashmë është paraqitur edhe në formë të krimit, adoleshentët janë kategoria më e prekur nga ky fenomen dhe kjo fillimisht lidhet me prindërimin dhe familjen sespe fëmijët kanë frikë të flasin me prindërit për gjërat që ata i shqetësojnë. Kështu shprehet psikologu Migjen Amzai, lidhur me fenomenin bullizmit I cili tashmë ka gjetur vend në çdo cep të shoqërisë. Amzai thotë se madje zakonisht bullizmi fillon në familje pasi që siç thotë ai nofkat dhe emërtimet e para të fëmijëve vijnë nga familja. MIGJEN AMZAI, PSIKOLOG “Nofkat që vijnë, vijnë prej familjes, ne me ato…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike ka rifituar një mandat në Tiranë duke bërë që Jorida Tabaku të kalojë pragun e listës së hapur. PD i rimori mandatin Partisë Mundësia të Agron Shehajt, duke e çuar totalin e mandateve në Tiranë në 14 mandate. Ndërsa në rang vendi ka siguruar 51 ulëse në Kuvend, sipas rezultateve paraprake. LISTA E QARKUT TE TIRANES PD-ASHM –14 Sali Berisha Flamur Noka Albana Vokshi Belind Kellici Tedi Blushi Jozefina Topalli Fatmir Mediu Edi Paloka Erisa Xhixho Mesila Doda Klevis Balliu Besart Xhaferi Ilir Alimehmeti (1115) Jorida Tabaku (996) Jashte Parlamentit deri tani Myslim Murrizi (761) Asllan Dogjani (671)…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se mbajtja e zgjedhjeve të djeshme në Shqipëri, dëshmuan se Tirana zyrtare është ofruar me standardet evropiane. “Shqipëria dëshmoi edhe një herë pjekurinë e saj demokratike duke kaluar me sukses një tjetër provë të rëndësishme në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. Zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të qetë dhe të rregullt, ku qytetarët ushtruan të drejtën e votës në mënyrë të lirë dhe me një kulturë demokratike që i bën nder jo vetëm vendit, por të gjithë rajonit. Ky është një shembull që afron edhe më shumë Shqipërinë me standardet…

Lexo më Shumë

Nga koalicioni VLEN në një komunikatë për media, kanë thënë se atra janë në Qeveri në emër të 107 mijë votave shqiptare dhe jo në emër të ndonjë partie ose emri të përveçëm. “Ne i përfaqësojmë jo vetëm ata 107 votues, por edhe programin politik të luftës kundër korrupsionit që është mbështetur nga ata votues. Andaj, VLEN-i mbetet i përkushtuar në realizimin e premtimeve dhe përfaqësimit të shqiptarëve. Ne jemi të vetëdijshëm për lojën politike të BDI-së, e cila – nga etja për pushtet dhe nga frika prej drejtësisë – synon një qeveri të Përzhinës, por kjo është e pamundur…

Lexo më Shumë

Misioni i OSBE/ODHIR paraqiti sot një raport nga gjetjet për procesin zgjedhor që u mbajt ditën e djeshme (11 maj) në vendin tonë. “Partia në pushtet përfitoi nga burimet administrative gjatë fushatës, duke krijuar avantazh të padrejtë”, tha përfaqësuesja e OSBE/ODIHR gjatë prezantimit të raportit. Përfaqësuesja e misionit tha gjithashtu se në procesin zgjedhor pati  disa raste për mosrespektim të procedurave, duke theksuar se u shënuan disa incidente intimidimi dhe ndikim tek zgjedhësit për probleme me procedurat dhe transparencën. “Administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Votimi nga jashtë vendit u menaxhua mirë pavarësisht marrëveshjes politike të arritur…

Lexo më Shumë

Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, janë 3 partitë e reja që kanë siguruar ulëse në sallën e Parlamentit. Nga rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, kandidatët e Adriatik Lapajt dhe Arlind Qorit do të futen për herë të parë në Kuvend. Nga partia “Lëvizja Bashkë” e Adriatik Qorit, mandat ka fituar kandidati për deputet në Qarkun Tiranë, Redi Muçi. “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt fiton ulëse në Parlament me Ana Dajko, e cila po ashtu kandidoi në Qarkun Tiranë. Në Kuvendin e Shqipërisë kthehet Tom Doshi, i cili ka siguruar mandatin e deputetit. Ndërsa partia e…

Lexo më Shumë

Niko Peleshi foli sot nga Devolli për fitoren e Partisë Socialiste në këtë bashki, ku PS kryeson me 50.5% të votave. Lidhur me këtë, Peleshi tha se kjo është një fitore historike për PS-në në Devoll dhe se kjo fitore për socialistët nuk është triumf por një mandat pune, për të vazhduar misionin e PS-së. Niko Peleshi: Historike, ju e dini grafikun e rezultateve. Është një grafik në rritje , së pari dua që t’ia dedikoj unë personalisht si drejtues politik organizatës më fantasike që ne kemi, organizata e Devollit, që ka krijuar një skuadër dinamike me djem e vajza që…

Lexo më Shumë

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e babait të kandidates për deputete, i cili akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”. Prokuroria e Posaçme thotë se më datë 8 maj, rreth orës 10:00,  shtetasi me inicialet P.B. është takuar me shtetasin V.L në banesën e këtij të fundit dhe i ka kërkuar mbështetje për vajzën e tij,  kandidate për deputete e një subjekti politik në zgjedhjet e 11 Majit 2025. Në këmbim të mbështetjes, shtetasi P.B i ka ofruar shtetasit V.L një shumë parash dhe një fletë të ngjashme me…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike ka humbur një tjetër mandat në Tiranë, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Nga procesi i numërimit të votave deri më tani rezulton se Partia Mundësia e Agron Shehajt i ka marrë një mandat PD-së në kryeqytet. Ndërkohë Partia Socialiste kryeson me 83 mandate në rang vendi, nga rezultatet paraprake. Si ndahen mandatet: PS – 83 PD-ASHM – 50 PSD – 3 MUNDESIA – 2 NISMA-SHB – 1 LËVIZJA BASHKE -1

Lexo më Shumë

Janë numëruar 188 kuti në qarkun e Fierit nga 587 që janë në total, ku PS kryeson me 31,043 vota ose 62.7% PD-ASHM renditet e dyta me 12,611 vota ose 25.5%, ndërsa NISMA-Shqipëria bëhet mban vendin e tretë me 2,103 vota ose 4.2%. VOTAT PËR ÇDO PARTI POLITIKE Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 31,043 vota – 62.7% Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 12,611 vota – 25.5% Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 2,103 vota – 4.2% Partia Mundësia – 1,294 vota – 2.6% Partia Socialdemokrate (PSD) – 811 vota – 1.6% Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 609 vota…

Lexo më Shumë

Në datat 15 dhe 16 maj, Tirana do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga e gjithë Europa. Për shkak të ngjarjes, do të ketë masa të shtuara sigurie, bllokime rrugësh dhe trafik të rënduar në Tiranë dhe zonat përreth. Pasagjerët që udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës këshillohen të nisen 3 deri në 4 orë përpara fluturimit. Rekomandohet kontrollimi i rregullt i njoftimeve nga linjat ajrore. Sugjerohet gjithashtu të bëhet check-in online dhe karta e imbarkimit të mbahet në telefon. Në aeroport mund të ketë kontrolle shtesë sigurie, ndaj bashkëpunimi i udhëtarëve është i…

Lexo më Shumë