Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se sot (22.07.2024) në orët e hershme të mëngjesit, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria A.I (35) nga fshati Nikushtak, Komuna e Likovës.
Siç njoftojnë nga MPB, ai është i dënuar me pesë vite e shtatë muaj burg për veprat penale “prodhimi dhe tregti e paautorizuar me lëndë narkotike, “trafikimi i qenieve njerëzore” dhe “falsifikimi i dokumenteve” dhe kërkohej me urdhër të vuajtjes së dënimit për tre vite.
“Personi është dërguar në burgun e Idrizovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit”, thonë nga MPB.