Gjatë kontrollit kufitar dhe inspektimit në vendkalimin kufitar Tabanoc, nëpunësit policor kanë privuar nga liria një person nga Kosova, sepse, siç informojnë nga MPB, për kontroll të dokumenteve ka dhënë një patentë shoferi italian e cila është konstatuar se është falsifikuar.
“Sot (02.03.2024) në orën 02:45 në Pikën kufitare Tabanoc, nëpunësit policor kanë privuar nga liria Z.G. (39) nga Kosova. Gjatë kontrollit kufitar, ai ka dhënë patentë shoferi italian të falsifikuar. Personi është dërguar në SPB Kumkanovë për procedurë rë mëtutjeshme”, informon MPB në buletinin ditor.