Një shtetas i Serbisë është arrestuar të dielën në pikëkalimin kufitar të Vërmicësnën dyshimin për mashtrim me një pronë në vlerë 1.5 milionë euro, e cila i përket Halit Malokut, pronarit të Spitalit Privat ‘Aloka’.
Serbi i arrestuar në Vërmicë dyshohet se në bashkëpunim me katër shtetas kosovarë, Muhamet Melin, Shpend Bobajn, Driton Restelicën dhe Driton Zhinipotokun, kryen veprime të kundërligjshme në raport me pronën prej 26 ar tokë, e cila i përket të dëmtuarit Maloku.
Të dyshuarit thuhet se e kanë shitur pronën për një vlerë prej 1,578,180.00 euro përmes falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit të blerësit.
“Përmes këtyre dokumentet të falsifikuara kanë arritur që të tjetërsojnë /shesin sipërfaqe toke duke e mashtruar blerësin dhe duke marrë në këmbim 1,578,180.00 euro”, tha Policia në raportin 24-orësh të hënën.
Pas intervistimit, me urdhër te prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.


