Arrestohen tre persona të dyshuar për 19 vjedhje të rënda

Arrestohen tre persona të dyshuar për 19 vjedhje të rënda

Dje rreth orës 23:30, në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda si dhe ka sekuestruar një çantë me gjësende të dyshuara ( maskë, doreza, kaçavida, armë të ftohta thika etj.)

19 raste vjedhje të rënda për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë të përfshirë këta persona, kanë ndodhur në intervale të ndryshme kohore, (në markete, kopshte fëmijësh, lokale, etj.) kryesisht në zonën e rajonit të Prishtinës.

Personat e arrestuar: G. C, 18 vjeç, K. A, 18 vjeç dhe F. B, 17 vjeç me urdhër të prokurorit pas intervistimit nga hetuesit e stacionit policor Qendra në Prishtinë, janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë.

Lidhur me rastet e njëjta, hetuesit kanë arrit të identifikojnë edhe dy persona të tjerë të dyshuar që aktualisht ndodhet në arrati./kp/

TAGS