Policia ka arrestuar tre persona në Ferizaj, të dyshuar për vjedhje.
Në njoftim thuhet se rasti i vjedhjes ka ndodhur më 31 mars, ku ata dyshohen se kanë vjedhur derivate nafte në një ekskavator, transmeton Telegrafi.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se së bashku edhe me dy të dyshuar tjerë të cilët gjenden në arrati dyshohet se kanë vjedhur derivate nafte në një ekskavator pronë e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes si dëshmi janë gjetur dhe sekuestruar tre bidonë të mbushur me derivate nafte”, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/