Alsat 2019-10-24T15:23:41+02:00
Nga Ambasada e Mbretërisë së Spanjës në Shkup vazhdojnë të vijnë sinjale pozitive për miratimin e protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Ambasadori spanjoll Emilio Lorenco Sera për TV Alsat tha se edhe pas zgjedhjeve parlamentare të 10 nëntorit në Spanjë, vendi ynë do të ketë mbështetjen e kësaj mbretërie për tu bërë anëtarja e 30-të në Aleancën Veri-Atlantike. Ai tha se partitë politike në Spanjë që do ta formojnë qeverinë e re do të jenë në presion të kohës që të vejnë në rend të ditës në Kuvendin e Madridit edhe çështjen e Maqedonisë së Veriut në NATO. Vendi i fundit që do të ratifikojë protokollin është Spanja dhe Sera siguroi që pas konstituimit të Kuvendit spanjoll që pritet të bëhet në fillim të dhjetorit edhe Madridi zyrtarë nuk do të ketë ndryshim të diplomacisë drejt Shkupit për integrimet euro-atlantike.
Unë jam optimist se pas këtyre zgjedhjeve të 10 nëntorit ne do të jemi fuqishëm të fokusuar që me forcat e reja politike të ndërtojmë qeverinë shpejtë. Kjo do të na lejonte për të shtruar çështjen e ratifikimit, ndonëse s’mund ta them kohën e saktë, por për një periudhë të shkurtër kohore. Ju nuk duhet të shqetësoheni, Spanja nuk do të jetë problemi. Dhe unë mendoj se askush tjetër nuk do të paraqes problem. Në fakt ky nuk është problem fare, është çështje protokolli”-tha Emilio Lorenco Sera, Ambasadori i Spanjës në Shkup
Adnan Qaili
Loading…




