
Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejlli vlerësoi se në përgjithsi zgjedhjet ishin të mira, me disa parregullsi procedurale, duke potencuar edhe vërejtjet e OSBE/ODIHR-së.
“Dalja ishte e mirë, ndërsa zgjedhjet u zbatuan qetë me disa parregullsi procedurale. E shprehim shqetësimin e ekipit monitorues të Ambasadës së Amerikës për përgatitjet administrative të zgjedhjeve dhe i bëjmë thirrje qeverisë së ardhshme, të vazhdojë të punojë në ndërtimin e kapaciteteve të KSHZ-së dhe ti zgjidhë çlështjet streukturore dhe juridike në lidhje me Listën zgjedhore”, deklaroi ambasadori amerikan, Xhes Bejli.
Ambasadori Bejlli deklaroi se ky është hapi i parë drejt daljes nga kriza, ndërsa i inkurajoi partitë që do të formojnë qeverinë që të punojnë në mënyrë konstruktive me opozitën me qëllim që të sigurohen reformat të cilat janë të rëndësishme drejt integrimeve euroatlantike, duke vendosur theksin e veçantë tek sundimi i së drejtës.
“Atë që e treguan këto zgjedhje është se për qytetarët e Maqedonisë është e rëndësishme që të inkuadrohen drejt BE-së dhe NATO-s, sepse është faktor bashkues, ndërsa ne këtu në ambasadë dhe në SHBA do ta mbështesim”, tha Bejli.
Në pyetje të gazetarëve Ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejlli nuk deshi t’i komentojë rezultatet e zgjedhjeve duke potencuar në fillim presin që KSHZ të dalë me rezultatet preliminare të zgjedhjeve.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Ambasadori i SHBA-së: Zgjedhjet u zbatuan qetë… by tvshenjaofficial