Karavani i BDI-së në krye me komandantin e “ushtrisë së vdekur”, Ali Ahmeti, bashkë me kolosët e tij paskan dalur nga gjumi i thellë që i patë kapluar nga të “mirat” e të qenurit në qeveri – dhe tani ju paska kujtuar të vizitojnë qytetarët shqiptarë te cilët i patën lënë në harresë. Sot, radhen e paska komuna jonë e Sarajit dhe qytetarët e saj.
Fillimisht, me çfarë fytyre “komandant” do të vini kësaj here, ju dhe bashkëpuntorët e juaj, pasi që u demaskuat krejtësisht dhe ju doli fytyra e vërtetë e politikave antishqiptare bashkë me VMRO?!
Mos vallë e keni ndërmend dhe pa ju trembur syri të ju ofroni shqiptarëve përsëri drejëtsi, kur ju në këto 15 vite qeverisje deshmuat se drejtësia për shqiptarët nuk ekziston në këtë shtet dhe njëherit gjatë qeverisjej suaj u prodhuan disa raste të montuara ku u burgosën shqiptarë të pafajshem, edhe pse për disa mandate ju keni udhëhequr me Ministrinë e Drejtësisë?
Mos vallë do ju ofroni barazi kur ju të njejtët gjatë qeverisjes tuaj lejuat dhe legjitimuat diskriminimin e shqiptarëve ne çdo aspekt dhe kultivuat pabarazi?
Mos vallë do e tejkaloni veten dhe do ju premtoni kësaj radhe mirëqenie më të mirë dhe punësime, kur ju e gjitha çka bëtë ishte varfërimi i skajshëm i shqiptarëve duke detyruar që ato të leshojnë vendin e tyre dhe në anën tjetër, punësuat militantët partiak dhe partizuat administratën?
Mos vallë do ofroni si gjithmonë investime dhe projekte të tejdukshme që asnnjëherë nuk realizohen dhe mbeten vetëm në letër?
Ose mos vallë kësaj here jeni trimëruar dhe do na premtoni që do jeni zëri i shqiptarëve në institucione dhe do mbroni interest e tyre, kur ju njiheni si shumë i ndegjueshëm ndaj partnerit të koalicionit VMRO dhe naçallnikut, bile shkoni aq larg si lider dhe jeni në gjendje ta shkatërroni një vendbanim shqiptarë qe t’ua plotësoni qejfet dhe mos ua prishni rehatin patronëve tuaj?
Mos vallë do vazhdoni të na tregoni përalla patriotike dhe mesele lufte nga te cilat janë ngopur shqiptaret mëe, kur tashmë të gjithë e ndëgjuam se ju jeni më “ me shka se shkau”?
Sidoqoftë “Komandant”, me çfarëdo platforme të dilni, ju lutem a mund të na tregoni, me kë mendoni të implementoni atë? Me kuadro kinse te reja qe realizojnë mendësinë e juaj të vjetër politike marksist – leniniste, pra që janë kukulla e të vjetërve? Apo me kuadrot të cilët tashmë në opionion njohen për imoralitet, shpërdorim pozite dhe shfrenim, paaftësi dhe servilitet? Pa ma thoni, me kënd ju komandant do e çoni përparja gjoja “çështjen shqiptare”, gje të cilën nuk mundet gjatë kesaj një dekade e gjysëm në pushtet?
Meqë po vini në Saraj më duhet të cek se edhe Sarajin e bukur e shndërruat në një deponi ku po qelbemi nga mbeturinat, kriminaliteti, paaftësia dhe korrupsioni. Sarajin e bukur derisa është BDI në pushtet e qeveriset nga ana juaj, është shndërruar në një grop të keqe ku mbyten ëndërrat e të rinjve të arsimuar e me vlerë, të cilët për çdo ditë ikin jashtë shtetit. Sarajit ku vetëm premtuar, e thuajse asgjë nuk realizuat, në shkeullin e 21 vuan për kanalizime, ujë të pijshëm, ura, trotuara, e ju do më flisni për politika madhore?!
Shqiptarët tashmë e kanë identifikuar të keqen e tyre më të madhe e ajo është BDI. Por, frika juaj nuk qëndron që populli ju ka identifikuar si të tillë, po që tashmë kemi alternativën e re dhe tash ka shpresë me BESË, ma çka çështja e shqiptarëve do të jetë në duart e sigurta, e kur përmes platformës sonë “Ridefinimi” do të bëhen ndryshimet e mëdha. Andaj Saraji rreshtohet me BESËN, sepse ne do të realizojmë më tepër sesa do flasim, siç bënë këta që janë në pushtet.