Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nga mbledhja e kryesisë së Frontit Evropian, tha se ky takim në vazhdën e alarmit për të mbrojtur legjitimitetin, të arriturat që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, që është, sipas tij para një rreziku të cenimit, e të lëndimit nëse, të gjithë nënshkruesit dhe aktorët e para 23 vjetëve nuk e ngrisin alarmin që bashkërisht t’i dalim zot këtij dokumenti.
“Ky alarm është më se i arsyeshëm dhe me të drejt ne e ngrisim këtë shqetësim. Ne jemi Front Evropian, por takimet mbledhjet që mbahen me institucionet më të larta drejtuese dhe të përgjegjshme mbi situatën që nesër mund të shndërrohet në një lëvizje kombëtare e cila vështirë se mund t’i dilet përpara. Prandaj, unë para jush do të paraqes deklaratën politike të koordinuar bashkë si pjesëtare e drejtues të Frontit”, tha Ali Ahmeti, duke shtuar se kjo deklaratë politike, do të drejtohet qendrave ndërkombëtare të vendosjes, Bruksel, Uashington, Londër, Paris, vendet e rajonit, me qëllim të rritet vëmendja se në çfarë drejtimi po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit e arritur me sakrificë dhe me gjak.
Data 23.07.2026
Aktuale
- Ish-deputetja e PS Shamku denoncon arrestimin e antropologes amerikane dhe artistes: Carrie Ann Morgan dhe Elsa Paja po mbahen në Komisariatin Nr 3
- VIDEOLAJM/ Pamje të trishta…E shqetësuar për djalin e mitur me aftësi ndryshe, nëna prek me fjalët: Na hodhën sprej, turp të kenë
- BDI: Qyteti i Shkupit ta largojë menjëherë tabelën e paligjshme dhe ta respektoj dygjuhësinë
- “Kryeministri akuzohet për korrupsion”/ Media publike italiane, Rai: Revolucioni i Flamingove vazhdon, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës
- Të paktën 20 protestues shoqërohen në polici, mes tyre edhe një gazetare
- (VIDEO) Nis festivali Çarshia, një urë lidhëse mes tradicionales dhe bashkëkohores
- Shtyhet debati për pakon e ligjeve për arsimin e lartë
- Reuters pasqyron përplasjet para parlamentit, teksa policia hedh ujë me presion mbi protestuesit



