Zgjedhjet lokale 2017 në Maqedoni shënuan fillimin e një politike të re. Rezultatet në shumë vendbanime ishin befasuese, por nga befasitë më të mëdha ishte shkuarja e kandidatit të ASH-së në Komunën e Bogovinës z.Albon Xhemaili në rethin e dytë.
Rezultati e nxori fituese BDI-në me 3.817 vota, e cila pasohet nga Aleanca për Shqiptarët me 3.118 vota, ndërsa Lëvizja BESA pati 2.717 vota. Dështim në këtë komunë pësoi PDSH-ja me 1.102 vota dhe PPD-ja me 226.
Sipas statisikave, vota opozitare në këtë komunë është shumë favorite andaj kjo i jep avantazh favorizimi z.Albon Xhemaili. Platforma e tij rezultoi të jetë më e sukseshme se sa e kundërkanditatëve të tjerë. Ai premtoi zhvillim konkret të Komunës së Bogovinës, dhe arriti një fitore të madhe në disa fshatëra si Pirok, Siniçan, Orviç, dhe Zherovjan.
Banorët e Bogovinës duket se kanë bërë zgjedhjen e duhur, këtë do e konfirmojnë me votën e tyre që do ia japin Albon Xhemailit dhe Aleancës për Shqiptarët. Ndërsa nga ana tjetër BDI-ja nuk do të ketë mundësi bashkëpunimi me partitë tjera, kjo i bie që numri i votave do ti ngelet i njejtë. Bashkëpunimi opozitar do i jep mundësi Albon Xhemailit të udhëheq për katër vite Komunën e Bogovinës.
Platforma e Xhemailit bazohet në zhvillim ekonomik, mirëkujdes të ambientit, në zhvillim të bujqësisë si dhe ndërtim dhe rindtërim të objekteve siç janë shkollat apo çerdhet për fëmijë. Gjithashtu Albon Xhemaili ka premtuar zgjidhje të mbeturinave të cilat ndodh që me javë të tëra të mos pastrohen nga ana e Komunës. Dështimet që ka bërë BDI-ja dhe premtimet e jo realizuara do ti ndikojnë në humbje të kësaj Komune./tetovajone.com/
Data 23.08.2026
Aktuale
- Mbi një dekadë priti kthimin e tyre, 84-vjeçari nga Pogradeci ndërron jetë pa parë 5 nipërit e mbetur në Siri
- Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi! Identifikohet edhe 45-vjeçarja
- LAMM: Deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare
- QMK: Gjatë 24 orëve janë shuar 23 zjarre, vetëm tetë mbeten aktive
- Tërmet 5.9 ballë në Japoni, mbi 20 të plagosur
- Shkon në katër numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Manzë, ndërron jetë në spital edhe 16-vjeçari i plagosur
- Rozana Radi ‘trazon’ rrjetin, vë në pah gjoksin bombastik gjatë pushimeve
- Moti sot në Maqedoninë e Veriut


