Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy veturave dhe një motoçiklete.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në rrugën “Nazmi Gashi” në Komoran, ka njoftuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri tek aksidenti./Telegraf/