Është përuruar sot shtatorja e heroit, Tahir Sinani në Bajram Curr. Në mesin e të ftuarve është dhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i cili në fjalimin e tij tha se është krenari sot kur amaneti i hëronjëve si Tahir Sinani po jetësohet çdo ditë. Ahmeti tha se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut sot kanë kryeministër shqiptar, gjuhë, flamur, univeristete e gjithçka që dikur nuk kishin, ndërsa sot i gëzojnë të lirë brezat e rinjë.
“Sot vendoset ne bronz gjenerali Tahir Sinani. Gjenerali është vendosur një ditë krashas Mic Sokolit e Bajram Currit e Sali Manit. Më duket se dëgjoi raportin e tyre duke I thënë njëri tjetrit se në Shkup kemi Nexhat Agollit, Skenderbeun e Isa Boletinin. Gjuha shqipe sot është zyrtare dhe Maqedonia ka kryeministër shqiptar, se flamuri kombëtar valon në Maqedoni, se kemi tri universitete në tokën Dardane në Shkup e në Tetovë. Nga gjaku i derdhur i Tahir Sinanin vinë sot sokola me porosi nga Mehmet Gega i Tetovës, nga Struga e Komandant Strugës, nga Karadaku i Fadil Limanit. Vijnë këtu me porosi të Xhemë Hasës nga Gostivari e Mefailavë nga Zajazi, me porosi se ne shtatoren e bronztë e sollën. E dashur familja e Tahir Sinanit, lavdi gjithë të rënëve për liri. Rrofshi e qofshi tropojan”, tha Ahmeti.
Data 26.09.2026
Aktuale
- Revolucioni i Karikimit: Geely prezanton sistemin që ngarkon baterinë e makinës elektrike në vetëm 4 minuta e 30 sekonda
- Shfaqja e rrallë e Hënës së Korrjes dhe Saturnit në qiellin e fundjavës
- BE i kërkon Mbretërisë së Bashkuar të rrisë tarifat ndaj makinave kineze
- Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, përplasen 3 makina/ Një i ri humb jetën, dy të tjerë në gjendje kritike
- Aktivistja Arvina Lleshi “prish” mbledhjen e “Pranisë Besnike” me Erion Braçen: Qeveri e korruptuar
- Von der Leyen në Ballkanin Perëndimor, të premten viziton Shkupin
- AKI propozon subvencione për taksi elektrike në Shkup
- “Rama do ngelet vetëm e do përfundojë keq”/ Aktivisti Lika: SPAK do godasë Ballukun dhe Ballën, ky pushtet do shembet



