Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në fokus të bisedës mes Ahmetit dhe presidentes Osmani ishin marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, perspektiva europane, marrëveshja e arritur me Serbinë si dhe situata në rajon.
Duke e përgëzuar për procesin e liberalizimit të vizave si një hap shumë i rëndësishëm i Kosovës, Ahmeti dhe Osmani kanë theksuar se në këto çaste vendimtare për të ardhmen europiane të të dy vendeve, është me rëndësi përforcimi i bashkëpunimin dhe konsolidimit të veprimeve deri në finalizimin e qëllimeve.
Procesi i ndryshimeve kushtetuese është cilësuar si i domosdoshëm për rrugën europiane të cilën e ka nisur Republika e Maqedonisë së Veriut, ku kryetari Ahmeti e ka informuar presidenten Osmani mbi iniciativën e fundit ku të përfshirë janë të gjithë aktorët politikë dhe shoqërorë në vend.
Të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës bashkë duhet të përshpejtojë hapin drejt Europës, si alternativë e vetme për mbarë rajonin e Ballkanit Perendimor.
Ahmeti ka shprehur qëndrimin dhe mbështetjen për finalizimin me sukses të dialogut dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.
Data 02.10.2026
Aktuale
- (VIDEO) Komisarja e KE-së i hap dyert e Sofjes për qeveritarët e Shkupit
- (VIDEO) Emisioni “Debat në Shenja”, përplasje verbale ndërmjet dy kampeve politike shqiptare
- Mexhiti: Në Sahat Kullë kemi rindërtuar të gjithë infrastrukturën, nga themelet deri te asfaltimi i rrugëve
- Automjeti i MPB-së përfshihet në një aksident trafiku në Shkup, lëndohet një nëpunës policor dhe një bashkudhëtar
- Detajet e operacionit “top secret”/ Jo vetëm banesa e Ron Yeffet, BKH kontrolle në disa kompani dhe zyra, sekuestron dosjet te “Kayo”
- Rasti “Pulse”, Dejan Jovanovit i vazhdohet masa e paraburgimit për 30 ditë
- Ursula von der Leyen dhe Mickoski: Hapi i parë, dialogu me Bullgarinë
- Misioni Crew-13: Astronautët e NASA-s dhe SpaceX nisin udhëtimin drejt ISS



