“ Ndarja e çmimit Nobël për letërsi për shkrimtarin austriak Peter Handke është dëshmi se, përkundër angazhimit marramendës, bota e qytetëruar përsëri di të rrëshqasë në vendime cinike dhe, mbase, poshtëruese.
Është e vërtetë se ne e pranojmë dhe lexojmë artin letrar përtej qëndrimeve politike, por e vërteta më e madhe është se morali letrar nuk duhet të bie ndesh me moralin e përgjithshëm human. Të shpërblesh me një çmim prestigjioz një njeri që mburret me mbështetjen që i ka dhënë fashizmit millosheviqian e i cili as sot nuk pendohet për atë veprim, kjo është cinike dhe ofenduese jo vetëm për shqiptarët si viktima të regjimit të “Kasapit të Ballkanit”, por është fyese edhe për gjithë botën e qytetëruar që më 1999 – pikërisht për arsye humane – e përdori edhe forcën për ta ndaluar maninë e tij për zhbërjen e një kombi.
Duke mos dashur të paragjykoj se është prekur fundi, shpresoj që vendimi për ta shpërblyer me këtë çmim një njeri të këtillë të revidohet dhe ai t’i jepet një shkrimtari që e nderon botën tonë dhe nuk bie ndesh me vlerat pozitive humane e qytetërimore, për të cilat të gjithë angazhohemi me shumë përkushtim” – shkruan Afrim Gashi, kryetar i “Alternativa”.
Data 08.07.2026
Aktuale
- Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në Gostivar
- Kreu i SPAK tha se rrezikon 36 vite burg, Belinda Balluku fotografohet në një takim privat me biznesmenin izraelit, Ron Yeffet
- “Po më shkatërrohet jeta e vajzës”, flet nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga adoleshentet
- I quajti “langarecë”, fermeri Çeku ia publikon Adriana Matoshit dokumentin ku vajza e saj u kap me lëndë narkotike (FOTO)
- ASH: Mbështesim votën e diasporës, por kërkojmë barazi të plotë të votës
- Ali: Së shpejti qytetarët do ta kenë në dispozicion aplikacionin “Where Are You”
- Mbi 1.2 milionë euro skandal! Policia Financiare zbulon skemën mafioze që falimentoi kompaninë!
- ASH: Plani 2030 është prova më e fortë e dështimit të VLEN-it


