Veprimet simbolike e protestuese të opozitës, të cilat nuk janë as fakt e as dëshmi, u bënë temë e ditës brenda e jashtë atdheu edhe para një keqqeverisje të përgjithshme. Kështu u bë e mundshme si brenda e jashtë atdheut, te eliminoheshin si vesa para rrezeve të diellit, bisedimet politike që rezultuan me marrëveshje tejet të dëmshme e pa asnjë interes për Kosovën dhe qeverisja e keqe në të gjitha fushat e jetës?! Vërtetë është interesant sesi është arritur që para një marrëveshje të dëmshme sa Bjeshka, me pasoja për gjenerata, pa hezituar po e mbulojnë me ”një lis” të vogël (vezë e lotsjellës), alamet intelektual e “patriot” të ndryshëm, madje edhe nga bota perëndimore. Kjo që po ndodhë në ketë rast, kërkon një analizë socio-psikologjike.
Kam qenë kundër gjuajtjes me vezë në Kuvend, s’ka qenë i mirë as gazi lotsjellës në Kuvend, por, mos gatishmëria e pozitës për t’u tërhequr nga marrëveshjet e dëmshme, për të kërkuar e afruar zgjidhje politike si dhe për të dëgjuar zërin e opozitës janë nxitësit kryesor të situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës. Nuk ka asnjë dyshim se pozita e mban përgjegjësinë për përdorimin e gazit lotsjellës nga ana e opozitës.
Nga kjo që u tha po del se pozita është më shumë se e shurdhër për të dëgjuar zërin e opozitës, për të tërhequr nënshkrimin nga marrëveshjet e arritura në Bruksel më 25/26 gusht 2015 ose për të shpallur një moratorium për ato marrëveshje. Nëse Qeveria vazhdon të sillet kështu si është sjellë deri tani, situata politike dhe e sigurisë mund të ndërlikohet, pasi zgjidhja e problemit është politike e jo policore apo penale. Nëse Qeveria pretendon se duhet të hetohet nga Prokuroria e shtetit, ndjekja duhet të behet ndaj nënshkruesve të marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën.
Duhet të jesh miop politik që krizën politike ta kërkosh ke opozita e jo te Qeveria e Kosovës, e sidomos Kryeministri i Kosovës, i cili me marrëveshjet e Brukselit, vendit i ka shkaktuar dëme të mëdha dhe nëse finalizohen, dëmi do të jetë i pa riparueshëm dhe faji për ketë është i Kryeministrit. Kryeministri nuk duhet të shitet trim i madh, ai ka përgjegjësi që të reagoi më shumë urti, jo urti vetëm më të huajt. Gjuha që ai po e fol, nuk e nderon atë as si njeri e as si akademik. Gjuha e tij nuk ishte aspak njerëzore as kur foli për Radoniqin e as kur foli për “sulmet” në të ndjerin Rugova. Madje, ai nuk është kah e nderon as Akademinë e Shkencave e të Arteve te Kosovës, anëtar i se cilës është.
Për ketë gjuhë, në rrethana normale politike do të duhej të reagonte edhe partia e tij dhe ajo e koalicionit e cila ishte tabelë qitje e ati sulmi. Heshtja nuk është duke u bërë për interesin e vendit, por për interesa të individëve, pra për interesa krejt meskine. Edhe Akademia do të duhej ta thoshte ndonjë fjalë për anëtarin e saj. Pse gjithë këta njerëz kanë zgjedh heshtjen, është për ndonjë analizë tjetër!