Një shtetas gjerman është gjetur i pajetë në banesën e marrë me qira në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në Fier.
Sipas burimeve paraprake policore, i moshuari rreth 80 vjeç, prej tre ditësh nuk kishte kontakte me familjarët, të cilët të alarmuar kanë njoftuar autoritetet vendore.
Viktima është shtetasi Detlef Fertig, i cili ndodhej në Fier prej 15 ditësh për turizëm dentar, por ka humbur jetën.
Nga këqyrja paraprake e trupit i moshuari nuk ka shenja dhune, ç’ka mendohet që vdekja mund të ketë qenë natyrale.
Hetimet e mëtejshme do të zbulojnë rrethanat, dinamikën dhe shkaqet e vdekjes.


