Banorët e Rrjollit në Shkodër kanë dalë sërish sot në protestë kundër ndërtimit të resortit turistik.
Protestat janë shoqëruar me përplasje dhe tensione, pasi banorët kanë tentuar të bllokojnë punimet duke ndaluar makineritë e firmës ndërtuese.
“Asnjë mos na prekë ne. Jemi në tokën tonë, të babës dhe të gjyshit. Ne do ti bllokojmë fadromat sepse janë tokat tona. Këtu do japim jetën, këtu do vdesim për tokën tonë”, shprehen banorët.
Ndërkohë mes protestuesve ka edhe gra dhe vajza të cilët janë përplasur me forcat e rendit. Ajo që vihet re është që sot efektivët janë të pajisur me masa më shtuara për t’u mbrojtur, duke u paraqitur para banorëve me skafandra dhe jelek antiplumb.


