Me flamuj kuqezi dhe pankarta për të drejtën e barabartë në arsimim, studentë të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, marshuan në Shkodër.
Përveç studentëve, qytetarë të Shkodrës, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe sistemit të drejtësisë, ishin pjesë e marshimit paqësor në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë zhvillimin e provimeve në gjuhën shqipe.
Protesta e të rinjve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut ka sjellë reagime edhe nga klasa politike në Tiranë dhe Prishtinë.


