Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gullbovc, ku dy vëllezër u qëlluan për vdekje para shtëpisë së tyre.
Sipas raportimeve, i dyshuari për këtë vrasje është Astrit Isufi nga Sankovci, bashkëshorti i motrës së viktimave.
Ajo kishte shkuar në shtëpinë e familjes së saj për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait.
Raportohet se gjatë kohës që njerëzit po mbërrinin për ngushëllim, i dyshuari ka shkuar fillimisht për të marrë bashkëshorten e tij. Pas disa minutash, ai është kthyer përsëri dhe ka qëlluar me ar.më zjarri ndaj dy vëllezërve që qëndronin para derës së shtëpisë. Të dy kanë ndërruar jetë në vend.
I dyshuari raportohet të jetë arratisur pas ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga policia.



