
Gjatë ditës së djeshme nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, më konkretisht nga zyrtarë të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, është lokalizuar dhe arrestuar Arbër Havolli.
Sipas raportit policor të 24-të orëve të fundit është bërë e ditur se gjatë arrestimit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë.
Podujevë 06.09.2025-19:36. Lidhur me rastin, me 23.10.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar tek i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit dërgohet në mbajtje”
Ai ishte ishte në kërkim për vrasje. Havolli më 6 shtator të këtij viti, dyshohet i mori jetën Bashkim Spahiut
Rasti i rëndë ndodhi në Gllamnik të Podujevës, ku Havolli dyshohet se shtiu disa herë me armë mbi tashmë të ndjerin, Bashkimin.
Theksojmë se ai edhe pse ishte në arrati dhe kërkim nga Policia në disa raste paraqitej në platformën ”Tik Tok”.


