Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se për të shtunën në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.
Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Ditë më parë IKSHPK ka treguar disa veprime që duhet të ndërmerren për t’u mbrojtur nga nxehtësia:
Qëndroni larg të nxehtit
Shmangni të dilni jashtë dhe të bëni aktivitete të rënda gjatë kohës më të nxehtë të ditës
Qëndroni në hije. Mos harroni se temperaturat e perceptuara në diell mund të jenë 10-15 ˚C më të larta
Kaloni 2-3 orë gjatë ditës në një vend të freskët
Jini të vetëdijshëm për rrezikun.
Qëndroni të informuar për paralajmërimet zyrtare rreth temperaturave të larta. /Telegrafi/