Mijëra veta po marrin pjesë në varrimin e Faton Hajrizit në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt.
Kolona të mëdha janë krijuar në të gjitha anët që çojnë në vendlindjen e Hajrizit.
Në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë edhe prindërit e Faton Hajrazit të cilët po e përcjellin të birin e tyre për në banesën e fundit.
Ai për disa javë radhazi ka qenë në qënder të vëmendjes pasi kishte arritur të largohet nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.
Pasi qëndroi për disa ditë në arrati, Hajrizi u vra në kufirin mes Serbisë dhe Bosnjës nga forcat policore serbe.
Shiko videon: