Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga Policia në Shkodër, pasi një 27-vjeçare po tentonte të hidhej në lumin Buna bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur.
Ndërkohë, mësohet se 27-vjeçarja që tentoi të hidhej sot në lumin Buna bashkë me 4 fëmijët e saj, është në proces divorci me të shoqin.
Mësohet po ashtu se Policia është sinjalizuar nga familjarët e saj, të cilët thonë se e reja është në gjendje depresive.
Ngjarja e rëndë u parandalua rreth orës 14:15 me ndërhyrjen e efektivëve që po patrullonin në zonë.
E reja tentoi të vetëvritej duke marrë me vete edhe 4 fëmijët të moshave 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.
Kujtojmë se më 2 Maj të këtij viti, opinioni publik u trondit me ngjarjen tragjike ku 39-vjeçarja Alma Arrazi u vetëmbyt po në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët e saj.