Në rivotimin që po zhvillohet në Tearcë në vendvotimin numër 2011, deri në ora 17:00 kanë votuar gjithsej 377 votues ose 52% nga numri i përgjithshëm.
Kështu deklaroi kryetari i komisionit komunal në Tearce, Husein Huseini, i cili shtoi se përveç problemit me UV llambat në mëngjes, i cili është tejkaluar për 10 minuta, nuk ka pasur asnjë problem tjetër.
Deri në mbylljen e vendvotimit, i cili mund të ndryshojë edhe ndarjen e mandateve në njësinë e 6-të zgjedhore, kanë mbetur edhe më pak se dy orë.