Alsat 2019-10-03T14:54:27+02:00
Mitra Mançeva është njëra nga 15 vullnetarët e Kryqit të Kuq të cilët nga sot, do të gjinden brenda kompleksit të Qendrës Klinike në Shkup për të ndihmuar pacientët të cilët nuk do të mund të gjejnë Klinikat apo repartet që kanë nevojë. Mançeva është interniste e pensionuar megjithatë ende dëshiron që të jetë në shërbim të pacientëve tanimë në tjetër cilësi.
Gjithkund në botë vlerësohet aktiviteti i personave të moshës së tretë, të munden edhe pas pensionimit të ndihmojnë. Unë i kuptoj problemet që kanë pacientët, dhe tani nga një këndvështrim tjetër jo medicinal do t’i ndihmoj pacientët -tha Mitra Mançeva, mjeke-vullnetare, interniste në pension.
Ivona është një vullnetare tjetër, e cila për gjashtë vite me radhë është vullnetare e Kryqit të Kuq e cila thotë se të ndihmojë pacientët është punë e cila e plotëson.
Kam pasur mundësi të ndihmoj grupe të ndryshme të qytetarëve dhe kam pasur përvoja të shumta me raste të ndryshme. Të ndihmoj dikën më plotëson dhe për këtë arsye u inspirova të kyçem në këtë projekt. Roli ynë do jetë që t’i udhëzojmë qytetarët aty kanë nevojë sepse në Qendrën Klinike bëhet shumë kaos – tha Ivona Gorgieva, Vullnetare e Kryqit të Kuq.
Kreu i Kryqit të Kuq Sait Saiti dhe Ministri i Shëndetësisë Filipçe thanë se me këtë projekt, do të ndihmojnë pacientët që mos të humbin kohë nëpër Klinikë.
Selektuam 15 vullnetarë të cilët kaluan përmes trajnimit të posaçëm që ka të bëj me njohuritë e Ndihmës së parë, komunikacion dhe teknika komunikative dhe mënyra të dhënies së ndihmës së parë psikologjike. Ata janë ta pajisur, poashtu dhe posedojnë veshje të Kryqit të Kuq që të njihen nga qytetarët – deklaroi Sait Saiti, Drejtor i Kryqit të Kuq.
Ata janë persona, vullnetarë që kanë background medicinal, një pjesë janë infermiere të pensionuara, kemi dhe një mjeke e cila dëshiron të ndihmojë si dhe të rinjë të cilët do të jenë të shpërndarë në disa Klinika – tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Vullnetarët do qëndrojnë në Qendrën Klinike nga ora 8.30 deri në orën 12.00. Ky pilot projekt do të zgjasë deri në Janar. Nëse i njejti tregon rezultate të kënaqëshme atëherë do të vazhdojë funksionimi i tij.
Vjollca Aliti
Loading…




