Zëvendëskryeminsitri Arben Fetai ka njoftuar se sot ka raportuar në polici, rastin e kërcënimit me jetë, që e mori ditë më parë.
Ai u bëri thirrje organeve të rendit që të identifikojnë menjëherë autorin e këtij kërcënimi.
“Sot, në ora 11:00, në Stacionin Policor Qendër (1), kam raportuar se kam marrë një kërcënim me vdekje në emailin tim zyrtar, i cili përmbante mesazhin “PLUMB NË KOKË PËR TY SHIPO FETAI”, pas një deklarate mbi mënjanimin e përkufizimit “20 për qind” për gjuhën shqipe.
Kërcënimet dhe gjuha e urrejtjes nuk do t’i lejojmë të kalojnë. U bëj thirrje organeve të rendit që të identifikojnë menjëherë autorin e këtij kërcënimi. Kërcënuesit dhe ekstremistët qyqarë duhet të përballen me pasojat e ligjit: dënim me burg nga 6 muaj deri në 5 vjet”, ka shkruar Fetai.
Data 09.09.2026
Aktuale
- Nga e shtuna fillon zbatimi i “Safe City” në territorin e SPB Veles
- Ahmetaj “godet” Ramën: Paratë e Onkologjikut shkuan për kopshtin “Eden” që kreu i organizatës të çlirohet nga makthet te peshku japonez
- Arrestohet 28-vjeçarja dyshohet se plagosi babanë me mjet të mprehtë
- Meka dhe marrëveshjet Abrahamike: Turqia dhe Izraeli
- Çmimet e naftës vazhdojnë të rriten, Brent tejkalon 100 dollarë
- Nikolloski: Transporti i qëndrueshëm dhe tranzicioni i gjelbër e bën Maqedoninë lidere në rajon
- MASH tërheq programin për edukimin seksual: “Do ta shqyrtojmë fjalë për fjalë”
- Nga e shtuna, “Qyteti i Sigurt” nis punën edhe në Veles




