Alsat 2019-05-30T11:25:08+02:00
Për statusin e grave në Republikën e Maqedonisë Veriore, si dhe për angazhimet të cilat Qeveria i ndërmerr për uljen e dhunës ndaj grave dhe vajzave foli bashkëshortja e kryeministrit Zoran Zaev, Zorica Zaeva në konferencën “Roli i grave në shoqërinë moderne – mes përforcimit, lidershipit dhe diskriminimit gjinor”, e cila u mbajt në Bukuresht.
Zorica në konferencë mori pjesë me ftesë të kryeministres rumune Viorica Dançilla, ndërsa në suaza të presidencës të Rumanisë me Këshillin e BE-së.
Në fokus të konferencës janë dokumentet strategjike evropiane dhe ndërkombëtare të cilat në afat të shkurtër dhe të gjatë punojnë në drejtim të eliminimit të diskriminimit gjinor dhe pabarazisë, por edhe diskursin shoqëror i cili lëviz në drejtim të ngritjes së vetëdijes për të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe mundësimin e një mjedisi për zhvillim të barabartë dhe pjesëmarrjen e grave në shoqëri, politikë dhe sektorin privat.
“Kemi sjellë zgjidhje ligjore të qarta që parandalojnë dhunën dhe mbrojnë gratë viktima të dhunës. E kemi ratifikuar Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin e luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, të ashtuquajturën Konventa e Stambollit. I avancojmë të gjitha shërbimet e nevojshme për mbështetjen dhe mbrojtjen e grave viktima të dhunës. Kur humbasin gratë, humbim të gjithë ne”, tha Zorica në konferencën e Bukureshtit.
Theks të posaçëm në fjalimin e saj, vendosi në përforcimin ekonomik të grave në shoqëri.
Loading…





