Alsat 2019-06-19T15:04:08+02:00
Zjarrfikësit e Tetovës kanë protestuar ndaj mos-pagesës së shtesave për punën e natës, gjatë fundjavave dhe rrezikshmërinë me të cilën përballen gjatë punës së tyre. Në rast se përmbushen kërkesat e tyre zjarrfikësit i kanë ofruar komunës së Tetovës marrëveshje për ndërprerje të procedurës gjyqësore për mos-pagesën e shtesave që nga viti 2005.
Ne kërkojmë ligji çka thotë, 29% neve na paguan komuna e Tetovës, punën e natës, por duhet të paguhet 42%. Festat shtetërore neve na paguhet 42%, policia dhe institucionet e tjera paguhen 150%,do të thotë. neve na vidhen këto mjete, fundjava na paguhet 29%, duhet sipas ligjit duhet të paguhet 42%”, tha Fariz Xhemaili, zjarrfikës.
“Ne presim uniforma, vetura presim prej tyre veturat i kemi të vjetra do prishen. Uniformat i kemi tejet të vjetra dhe nuk funksionojmë dot më prej donacioneve pra duhet të na ndihmojë edhe kryeministri Zaev edhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim”.
Pas protestës Komuna e Tetovës ka ftuar zjarrfikësit në takim.
Brenda javës së ardhshme, zjarrfikësit do t’i ftojmë në komunë për të dëgjuar hallin e tyre. Kërkesat e zjarrfikësve për pajisje siç janë kamionët dhe pajisjet e tjera për luftën kundër zjarrit, janë gjëra të kushtueshme për të cilët duhet patjetër ndihma e Qeverisë dhe Qendrës për Mbrojtje dhe Shpëtim”, thonë nga Komuna e Tetovës.
Nëse nuk arrihet marrëveshja me komunën, zjarrfikësit paralajmërojnë vazhdimin e protestave. Përveç zjarrfikësve të Tetovës me problemin e njëjtë përballen edhe zjarrfikësit e Gostivarit, Kërçovës, dhe qyteteve të tjera një pjesë e të cilëve, sot iu bashkuan protestës së zjarrfikësve të Tetovës.
Bashkim Sulejmani
Loading…



