Sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë djali i Azem Sadikut, kryetarit të Komunës së Studeniçanit. Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, ka ngushëlluar familjen duke u shprehur i tronditur nga lajmi i hidhur i ikjes së parakohshme të djalit të mikut Azem, raporton news33.tv.
“Na tronditi të gjithëve ikja e parakohshme nga kjo jetë e Basriut, djalit të mikut tonë Azem Sadikut. Një dhimbje e madhe për prindërit, por edhe për të gjithë ne. I lutemi Zotit që këtij shpirti t’i bëjë vend në parajsën e engjëjve, ndërsa familjes Sadiku t’i japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të rëndë.”- ka shkruar Sela.
Kujtojmë se i riu Basri Sadiku për një kohë të gjatë ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë, ai ka humbur betejën e gjatë me këtë sëmundje në Spitalin Klinik Nëna Terezë në Shkup./news33.tv