Ziadin Sela, kryetar i LR-PDSH-së dhe deputet i Aleancës për Shqiptarët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për Lajm TV ka deklaruar se do të pranonte zgjedhje të parakohshme me një parakusht.
“Në qoftë se duan zgjedhje parlamentare bashkë me lokalet, do të isha i gatshëm, por me një parakusht: ne bashkë të votojmë këtu në Kuvend që Prokuroria Speciale Publike të hyjë në Kushtetutë dhe bashkë me të parashihet edhe Gjykata Speciale, me 2/3 të votohet ndryshimi i Kushtetutës”, ishte decid Sela.