Ngjarjet e fundit në ShBA kanë shkaktuar panik tek qytetarët amerikanë.
Kjo duket edhe nga ngjarja e fundit që ka ndodhur në qytetin e Nju Jorkut, transmeton Gazeta Express.
Disa zhurma që vinin nga gazi i motoçikletave duket se i habitën mijëra qytetarët në shesh të cilët kujtuan se ishin gjuajtje me armë zjarri.
Brenda pak sekondave nga paniku, Sheshi Times u zbraz i tëri.
Kohëve të fundit ka pasur shumë sulme me armë në gjithë qyetet e ShBA’së. /Gazeta Express/



