Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar, në profilin zyrtar të Tuiterit dje rikujtoi se edhe 31 ditë do të largohet nga vendi pasi që i mbaron detyra. Ai tha se është i ngazëllyer që po kthehet në shtëpi, por edhe i mbushur me emocione për shkak të kohës që e ka kaluar në këtë vend. Maqedonisë së Veriut do t’ia japë lamtumirën me 30 fotografi, çdo ditë nga një, me të cilat do t’i paraqet kujtimet e viteve të kaluar këtu, njofton Portalb.mk.
“Për 31 ditë e lëshoj Maqedoninë e Veriut. Jam i ngazëllyer që kthehem në shtëpi, por edhe i vërshuar nga me emocione për kohën që e lë mbrapa meje. Me numërimin e 30 sllajdeve do të kthehem në kujtimet e 4 viteve të fundit 1/30”, shkruajti ai.https://platform.twitter.com/embed/index.html?dnt=true&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1294999592447221761&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fportalb.mk%2F702694-zhbogar-ne-30-ditet-e-fundit-te-mandatit-te-tij-cdo-dite-do-te-publikoje-nga-nje-fotografi%2F&theme=light&widgetsVersion=223fc1c4%3A1596143124634&width=550px
Ndryshe, Dejvid Ger, është kandidati i nominuar për shef të ri të delegacionit të BE-së në RMV, nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian Zhozep Borel.
Ger për momentin është në krye të Sektorit për politikë të sanksioneve në EEAS.
Zhbogar e kryen funksionin e euroambasadorit në vend nga 1 shtatori i vitit 2016, ndërsa ka ardhur në vendin e shefit të atëhershëm të delegacionit Aivo Orav.
Borel mes emërimeve tjera për euroambasadorë në rajon i nominoi edhe Tomash Sunjog për shef të delegacionit të BE-së në Kosovë, Oana Kristina Pola për euroambasadore në Mal të Zi, si dhe Nikollaus Mejer Landrut për shef të delegacionit të BE-së në Turqi.




